Receta më e thjeshtë për uljen e sheqerit në gjak me boronica

  • A.P /
  • 10 June 2021 - 15:41
Receta më e thjeshtë për uljen e sheqerit në gjak me boronica

Diabeti ndryshe quhet edhe "vrasësi i qetë", sepse simptomat nuk tregojnë diçka serioze. Në fakt, te diabeti, glukoza e tepërt në gjak vepron si helm, e shpeshherë e përcjell edhe shtypja e lartë e gjakut dhe niveli i shtuar i lipideve në gjak. Boronicat, të shkëputura nga dega së bashku me gjethe janë preparat për uljen e nivelit të lartë të sheqerit në gjak. Kjo sëmundje dallohet me këto simptoma: Etje e vazhdueshme ose gojë të thatë;

Nevoja për urinim të shpeshtë; Dëshirë për ushqim; Humbje e pashpjeguar në peshë, megjithëse hani normalisht; Plogështi dhe lodhje; Infeksione të shpeshta; Plagë nëpër trup, që nuk shërohen; Shikim të turbulluar. Natyra sjell shumë mënyra për ta luftuar këtë sëmundje, e një prej tyre gjendet në boronica.

Sipas mjekësisë popullore, receta që sjellim zvogëlon sheqerin në gjak brenda muajit. Nevojitet që një lugë të imtësuar të boronicave së bashku me degën e tyre t'i vendosni në një enë dhe t'ju derdhni një gotë ujë të vluar dhe t'i zieni për 10 minuta. Këtë lloj të çajit e lini të qëndrojë për një orë në enën e mbuluar. Çajin ta pini në gllënjka të vogla gjatë ditës dhe kështu të veproni për një muaj rresht. 

(Kosova Sot Online)