
Lexoni edhe:
Nëse keni ngrënë ndonjëherë akullore me çokollatë të bardhë, atëherë duhet ta dini këtë
Njerëzit që vuajnë nga psoriaza, një sëmundje kronike autoimune e lëkurës, janë më të rrezikuar nga depresioni. Deri te ky përfundim ka ardhur një studim i ri, i cili është paraqitur në Amerikë. Dr. Roger S. Ho, asistent profesor i dermatologjisë në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e NjuJorkut, thotë se vetë ka parë sesi pacientët me psoriazë mund të kalojnë në depresion.
Nëse keni ngrënë ndonjëherë akullore me çokollatë të bardhë, atëherë duhet ta dini këtë Lexoni edhe:
Për këtë shkak, ai vendosi ta bënte një studim në këtë temë. Studimi në fjalë ka treguar se rreth 16.5% të pacientëve me psoriazë i plotësojnë kriteret për çrregullim të depresionit madhor. Shkencëtarët kanë konstatuar se të sëmurët nga psoriaza janë dyfish më të rrezikuar nga paraqitja e depresionit, sesa të rriturit që nuk vuajnë nga kjo sëmundje e lëkurës.
(Kosova Sot Online)