Dieta me gjalpë të kikirikëve

  • E.K /
  • 17 June 2021 - 12:19
Dieta me gjalpë të kikirikëve

Dieta me gjalpë prej kikirikëve është plani i ushqimit, të cilin e ka imagjinuar Holly McCord. Dieta mundëson që për çdo ditë të kënaqeni me gjalpin nga kikirikët dhe të arrini peshën e duhur. Dieta premton humbje të peshës, ulë nivelin e kolesterolit, zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

Plani i ushqimit përbëhet nga dy konsumime të ndara të kalorive, një për meshkuj (2.200 kalori në ditë) dhe tjetrën për meshkuj (1.500 kalori në ditë). Autorja sugjeron që të ushtroni sa më shumë që është e mundur. Ajo thekson se vetëm 10 ose 15 minuta aktivitete ndikojnë dhe janë më të shëndetshme se sa të qëndroni duarkryq.

(Kosova Sot Online)