Ilaçet më të mira shtëpiake për shërimin e nyjave të ënjtura limfatike

  • E.K /
  • 19 qershor 2021 - 10:37
Ilaçet më të mira shtëpiake për shërimin e nyjave të ënjtura limfatike

Nyjat limfatike (të njohura edhe si gjëndrat limfatike),që gjenden nëpër gjithë trupin,janë një pjesë e rëndësishme e sistemit imun të njeriut. I ndihmojnë trupit në dallimin dhe luftimin e mikrobeve dhe substancave tjera të jashtme.Kur këto nyja ënjtjen,kjo është shenjë se diçka nuk është në rregull me trupin tuaj. Para se t'i drejtoheni mjekut,ne ju paraqesim disa nga ilaçet shtëpiake për nyjat e ënjtura limfatike.

MASAZHI

Një ilaç efektiv shtëpiak kundër nyjave të ënjtura limfatike është masazhi. Masazhi stimulon nyjat limfatike të punojnë në mënyrë normale. Kjo ndihmon në qetësimin dhe largimin e të ënjturave pas një periudhe kohore, redukton akumulimin e papastërtive nëpër nyja. Me përdorimin e gishtërinjve tuaj, me masazh të butë për pesë minuta do ta përmirësoni gjendjen. Bëjeni këtë 2-3 herë në ditë.

UJI I NJELMËT

Shpëlarja e fytit me ujë të njelmët mund të jetë me dobi në zvogëlimin e të ënjturave në nyjat limfatike në qafë, që shfaqet si pasojë e inflamacioneve të fytit. Përzieni Mix ½ e lugës kripë me një gotë ujë të ngrohtë. Shpëlajeni fytin në mënyrë që të ndjeni lehtësim. Bëjeni këtë disa herë në ditë, për një javë rresht.

HUDHRA

Hudhra njihet për përbërësit e saj kundër inflamacioneve, që mund të ndihmojnë te nyjat e ënjtura limfatike. Ky ushqim antibiotik po ashtu ndihmon në pastrimin e sistemit, lehtëson simptomat dhe promovon shërimin. Hani 2-3 thelpinj të hudhrës së freskët në ditë. Po ashtu, mund t'u bëni masazh hapësira të ënjtura duke e përdorur vajin e hudhrës.

UTHULLA E MOLLËS

Uthulla e mollës është një ilaç tjetër shtëpiak në shërimin e nyjave limfatike të ënjtura. Krijon një ambient alkalin dhe e mban pH-në e shëndetshme në trup. Përbërësit e saj antibakterialë luftojnë infeksionet që mund ta kenë shkaktuar problemin. Përzieni sasi të barabartë të uthullës së mollë me ujë. Lagni një peshqir dhe e vendosni sipër hapësirave të ënjtura. Po ashtu përzieni 1 lugë uthull molle me një lugë mjaltë në një gotë ujë, ta konsumoni dy herë në ditë.

MJALTI

Mjalti është një ilaç tjetër shtëpiak për trajtimin e nyjave të ënjtura limfatike. Përbërësit e tij kundër inflamacioneve ndihmojnë në lehtësimin e ënjtjeve dhe dhimbjeve. Për më shumë, përbërësit e tij antibakterialë ndihmojnë në luftimin e infeksioneve që shkaktojnë problemin. Përzieni 1-2 lugë mjaltë dhe pak lëng limoni në ujë. Ta pini 2 herë në ditë për një javë rresht.

SHAFRANI

Kjo bimë terapeutike në veçanti njihet për shërimin e të ënjturave që paraqiten te nyjat limfatike. Përmban substanca kundër inflamacioneve dhe analgjezik që reduktojnë të ënjturat dhe dhimbjet. Po ashtu lufton infeksionet dhe përshpejton shërimin. Përzieni 1 lugë pluhur shafrani me mjaltë për ta përgatitur pastën. Vendoseni në hapësirat e ënjtura, prisni 10 minuta dhe e shpëlani.

(Kosova Sot Online)