Gjashtë ilaçet natyrale për shërimin e të thatit në lukth

  • E.K /
  • 21 qershor 2021 - 11:33
Gjashtë ilaçet natyrale për shërimin e të thatit në lukth

Mundime,oreks të dobët,probleme në tretje dhe dhimbje,janë vetëm disa nga simptomat e njohura për shumë njerëz:i thati në lukth dhe në zorrën dymbëdhjetëgishtore.Shkasi për shfaqjen e të thatit ënde nuk dihet.Shkaktarë të mundshëm janë thartira në lukth,infeksioni me bakterin "Helicobacter pylori",por edhe ilaçet e ndryshme kundër dhimbjeve.Në vend se të pajtoheni me dhimbjen,ne ju paraqesim gjashtë ilaçet natyrale.

MJALTI

Mjalti posedon shumë veti shëruese, e sidomos është shërues për të thatin në lukth. Enzimat në mjaltë i shkatërrojnë bakteret e dëmshme që mund të ndikojnë në zhvillimin të thatit në lukth. Dy lugë mjaltë në ditë janë dozë e mjaftueshme për pothuajse të gjitha llojet e mjaltit. Kur të jeni shëruar plotësisht, një lugë në ditë mjafton.

BANANET

Bananet përmbajnë substanca të tretshme në ujë, që përdoren edhe në ilaçet kundër të thatit në lukth. Për të shëruar të thatin në lukth, rezultatet më të mira arrihen me bananen pluhur. Për ta përgatitur këtë banane, qëroni një banane dhe i preni në rriska të holla. I lini në diell dhe i thani në tërësi. Kur të thahen, i imtësoni. Dy lugë pluhur i përzieni me një lugë mjaltë, e konsumoni tri herë në ditë.

LËNGU NGA LAKRA

Për aq sa kohë të keni baktere të mira në bark, më pak do të rrezikoheni nga i thati. Mënyra më e mirë për të pasur baktere të mira është konsumimi i lëngjeve nga ushqimet e fermentuara. Lakra turshi ndihmon në mbajtjen e ekuilibrit të baktereve të mira në zorrët tuaja. Nëse flasim për shërim në plotësi, më i dobishmi është lëngu nga lakra e freskët. Nëse vuani nga i thati, lëngu nga lakra është ilaçi i lirë dhe më i mirë.

HUDHRA

Hulumtimet për efektin parandalues të hudhrës sa vijnë e rriten. Me sa duket hudhra mundet ta mbajë nën kontroll bakterin "Helicobacter pylori". Hulumtuesit nga qendra hulumtuese "Fred Hutchinson" kanë zbuluar se hudhra krijon ndikim kundër mikrobeve "H. Pylori". Riprodhimi i tepruar i këtij bakteri ndikon në zhvillimin e të thatit në lukth.

SPECAT DJEGËS

Përkundër asaj që mendojnë dhe besojnë njerëzit, specat djegës nuk e shkaktojnë të thatin në lukth, përkundrazi, parandalojnë paraqitjen e tij. Kjo për faktin se specat djegës aktivizojnë mekanizma që e mbrojnë mukozën e lukthit. Hulumtimet në Hungari kanë vërtetuar se kapsaicina, substancë përbërëse e specave, ka zvogëluar sasinë e thartirës në lukth.

VITAMINA E

Mjekët dhe ekspertët britanikë kanë bërë të ditur se 300 mg vitamina E në ditë kishin shëruar ulcerën peptike te 28 pacientë. Të thatit janë nën ndikimin e vitaminave E ishin zhdukur brenda 4 deri 6 ditë. Pacientëve që kishin marrë vitamina E ju ishte rritur niveli i proteinave në muret e zorrëve.

(Kosova Sot Online)