Rreth ngërçit të muskujve

  • E.K /
  • 22 June 2021 - 10:40
Rreth ngërçit të muskujve

Shkaktarët më të shpeshtë të ngërçeve të muskujve janë lodhja, dehidrimi dhe mungesa e mineraleve, e ngërçet mund të shkaktojnë dhembje të mëdha. Në këtë aspekt ndihmojnë shumë ushqimet e pasura me kalium dhe magnez, si dhe kompresat e nxehta.

Nëse ngërçet paraqiten edhe nëse pini sasi të mjaftueshme të ujit dhe bëni lëvizje të rregullta, atëherë rriteni konsumimin e ushqimeve të pasura me magnez dhe kalium, sikur që janë bananet, patatet, perimet e gjelbra me fletë. Te dhembjet e vogla, ilaç është shtypja me dorë në mes të vendit ku është paraqitur ngërçi. Nëse ngërçi zgjat shkurt, atëherë pas tij nuk paraqitet dhembja, por te ngërçet e gjata, muskujt mund të dhembin me ditë të tëra. Në raste të tilla ndihmojnë kompresat e nxehta dhe banjat e tilla.

(Kosova Sot Online)