Në mbështetje të protestave në Shqipëri: E dashur rini shqiptare ne jemi me ju!

Në mbështetje të protestave në Shqipëri: E dashur rini shqiptare ne jemi me ju!
Në mbështetje të protestave në Shqipëri: E dashur rini shqiptare ne jemi me ju!

Gani Qarri

  • 16 June 2026 - 07:00

Nga Gani Qarri

Shqipëria jonë e dashur, vëllezër e motra të gjakut tonë të shenjtë shqiptar, mbahuni të fortë e qëndroni të bashkuar dhe mos dorëzohuni, pa i shkuar deri në fund realizimit të plotë të kauzës tuaj të shtrenjtë, që është kauzë mbarëkombëtare, nismë e drejtë dhe e patjetërsueshme e cila na përket të gjithë neve që frymojmë e jetojmë shqip kudo në botë, ndaj në këto momente të shumëpritura e madhështore, që ju me aftësitë e veçanta dhe organizimin tuaj shembullor krijuat, me të cilat po na bëni të ndjehemi pafundësisht krenar, të gjithë shqiptarët kudo ndodhemi e jetojmë, jemi 100% me Ju!

 

Sazani e Zvërneci, duket se janë vetëm fillimi, por jo edhe shënjestra e fundit dhe as fundi i qëllimeve të këqija të Edvin Kristaq Ramës, i cili po tregon publikisht se është i vendosur që në kooketim me mafiooligarkinë dhe grupet e krimit të organizuar të mos kursej më zonat e mbrojtura as parqet kombëtare dhe të gjitha do t`ia nënshtrojë procesit të shitjes mafioze e shkatërrimit kriminal, kudo në Shqipëri.

 

Ndaj është çasti vendimtar kur politikanët atdhedashës, intelektualët patriot, gazetarët shqiptar pa dallim vendi e krahine, si dhe opinioni mbarë kombëtar, duhet të dalin publikisht në mbështetje të protestave madhështore të rinisë shembullore shqiptare të cilat për të 16 ditë me radhë, po vijojnë të mbahen me shumë dinjitet, gjithandej në Shqipëri!

 

Për fatin e keq të Shqipërisë, qeveria e kriminalizuar e Edi Ramës dhe politikanët hileqar të shitur e të korruptuar deri në palcë, jo vetëm që dëbuan qindra mijëra të rinj nga Shqipëria, shkelën me të dy këmbët edhe mbi parimet ligjore e kushtetuese të këtij vendi të shenjtë dhe ka kohë që kanë filluar të vejnë dorë edhe mbi paprekshmërinë e tokave më të vlershme dhe pasurive kombëtare, por kërcënojnë me asgjësim edhe peizazhet më të bukura ekologjike të natyrës shqiptare, si dhe rrezikojnë zonat e mbrojtura me ligj si Zvërneci e ishulli i Sazanit.

 

Qeveria rama ka favorizuar aq shumë kriminelët dhe mafiozët, sa që ata tanimë kanë futur nën kontroll edhe shtetin dhe po bëjnë vet edhe ligjin në vend, gjë që u bë shkas për nisjen e kësaj proteste të drejtë të rinisë shembullore shqiptare, të cilës ne u ofrojmë përkrahjen tonë të pakursyer dhe e mbështesim fort e deri në fund, pa asnjë rezervë.

 

 

Me këtë rast u bëjmë thirrje të gjitha organizatave dhe grupeve aktive e veprimtarëve shqiptar, gjithandej në mërgatë, që të solidarizohen me Rininë Protestuese në Shqipëri dhe të organizojnë marshe përkrahjeje e protesta mbështetëse kudo jetojnë mërgimtarët, në shenjë solidarizimi me vëllezërit e motrat protestuese shqiptare në Tiranë dhe sheshet e rrugët e të gjitha qyteteve të Shqipërisë, që po dëshmojnë në vepër  se janë shpresa më e sinqertë e të ardhmes tonë dhe krenaria e ndritshme e kombit shqiptar kudo. 

 

 

Edi Rama për ti anashkaluar të gjitha rregullat ligjore dhe shitur e përdhosur çdo gjë të bukur në Shqipëri, formoi edhe një të ashtuquajtur "Këshillë Kombëtar të Territorit", pas formimit të të cilit vendimet për ndërtime nuk merren më në mënyrë ligjore dhe bazuar në planet e menaxhimit të hartuara nga ekspertët, por nga organi politik i Edi Ramës i ashtuquajtur-KKT, para të cilit nuk ekzistojnë më vija të kuqe dhe me vendimet e tij, lejohet pothuajse çdo investim mafioz, përfshi zonat e mbrojtura dhe vet parqet kombëtare.

 

Akt kundërligjor që nuk shkon në të mirën e shtetit as të shqiptarëve por në realizimin e pretendimeve të mafies dhe plotësimin e orekseve të shfrenuara të strukturave të krimit të organizuar në vend, në kundërshtim të plotë me ligjin, i cili u kritikua edhe nga BE dhe konsiderua pengesë për inkuadrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian!

 

Për dramën e pazakontë që aktualisht po kalon Shqipëria, nuk janë më përgjegjës vetëm politikanët e korruptuar dhe pushtetarë e kriminalizuar, por edhe mbështetësit e adhuruesit e tyre dhe ata që me, apo pa vetëdije, u shkojnë pas, të cilët bashkë me pushtetin kuisling të Edi Ramës mbajnë tërë barrën e përgjegjësisë së rëndë dhe fajësinë e plotë, për mbrojtjen e vendimeve kuislingë e kundër kushtetuese dhe gjendjen e krijuar skandaloze, që ka shkuar deri te përvetësimi arbitrar edhe i zonave të mbrojtura nga mafiooligarkia më e pështirë në rajon, me strukturat e rrjetëzuara të nëntokës kriminale, e cila nuk pyet më për ligje as rregulla kushtetuese dhe e bën ligjin vet në gjithë Shqipërinë.

 

Edi Rama ka kohë që nuk kujdeset më për shqiptarët as Shqipërinë dhe i gjithë kujdesi i tij është kthyer me tërë qenien nga Serbia, mbështetja e Vuçiqit dhe forcimi i mafies së drogës e grupeve mafioze, nënshtrimin e shqiptarëve nga nëntoka kriminale dhe sundimin e Shqipërisë nga organizatat e krimit të organizuar.

 

Pra siç u cek edhe më lartë, tregtimi mafioz i zonave të mbrojtura në Zvërnec e Sazan, po kritikohet edhe nga BE dhe trajtohet si pengesë serioze për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, madje rasti i Zvërnecit e ishullit të Sazanit u apelua si veprim i kundërligjshëm edhe nga vet SPAK-u.

 

Kështu që largimi sa më parë i Edi Ramës nga qeverisja e vendit dhe dërgimi i tij prapa grillave për shpërdorim të pozitës zyrtare, shkelje ligjore e kushtetuese dhe rrezikim të shtetit, është edhe çlirim i shqiptarëve dhe shpëtim i vendit në minutat e fundit, nga shndërrimi i Shqipërisë në Oazë të mafies e krimit të organizuar dhe kthimi i saj në shtet jofunksional.  

 

Për të qenë përkrahja sa më e madhe, kuptuar qëllimi i Protestës tuaj sa më mirë dhe marrë dimensione mbarëshqiptare, në këto momente të papërsëritshme e pafundësisht vendimtare, "RINI e dashur Protestuese", ju lutem formojeni një grup të veçantë ZËDHËNËS për komunikim me publikun dhe drejtohuni me një thirrje të hapur- KOMUNIKATË Unike, të gjithë shqiptarëve kudo janë, në trojet tona etnike e jashtë tyre, për solidarizim dhe mbështetje të kauzës tuaj të madhe, e cila është kauzë jetike edhe e jona, e të gjithë neve dhe meriton mbështetjen masive të të gjithë shqiptarëve dhe në këto momente të rëndësishme të "kryengritjes" kundër të keqes dhe kësaj kundërvënie kaq të vendosur kundër krimit të organizuar e korrupsionit galopant që po mbysin Shqipërinë, PROTESTA juaj të përkrahet e mbështetet nga mbarë shqiptarët pa dallim.

 

Përkrahje dhe mbështetja të pa rezervë nga të gjithë shqiptarët, këtij hapi ambicioz e meritor dhe më të qëlluar të kohës, veprimi të domosdoshëm patriotik dhe akti të patjetërsueshëm mbarëkombëtar, që duhet të shndërrohet në një revolucion gjithëdimensional dhe mbarëshqiptar, Rini Protestuese nga e cila duhet të dalë edhe udhëheqja e re e Shtetit Shqiptar, për ndarjen e Shqipërisë nga e kaluara e trishtë mbi 30 vjeçare, shpëtimin përfundimtar nga shkatërrimi i bërthamës kombëtare dhe ndalimin e qitjes në shitje; pjesë pjesë të shtetit amë, prej mafiooligarkëve më të pështirë që ka njohur ky vend, si dhe spastrimin përfundimtar të vendit nga organizatat e krimit të organizuar e kriminelëve të rangut më të lartë deri te kryemafiozi Edi Rama, që kanë kapur majat e qeverisjes dhe po rrezikojnë seriozisht me shkatërrim të pariparueshëm shqiptarët dhe shtetin shqiptar. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".