
Lexoni edhe:
Analisti del me konstatim: Partitë që mbledhin 61 nënshkrime e kanë të drejtën për ta themeluar Qeverinë e Kosovës
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Meqenëse ka dështuar Termocentrali me Qymyr, Termocentrali Kosova C, atëherë është pranuar Gazi. Pra, kështu nuk bën; duhet të ketë arsye pse, ose sqarim të qartë dhe bindës se cila është alternativa. Tash ideja nuk është me blloku, por me ndjek interesin shtetëror, i cili duhet të jetë i qëndrueshëm, i paluhatshëm dhe i arsyeshëm.
-Akuza e opozitës ka filluar të ndikojë, dhe opozita së paku në zgjedhjet e fundit e ka bërë me dije se qytetarët që abstenuan nuk ishte rastësi. Votuesit e shumtë të VV-së abstenuan të votojnë dhe të dalin në zgjedhje.
Pra, VV po humb përkrahjen qytetare në Kosovë, andaj duhet vetëdijesim. Po shkoi shteti në zgjedhje, VV mund të humbë sërish së paku 50 mijë votues. Andaj duhet pasur kujdes që të mos teprohet me gjëra të tjera dhe që edhe më tutje të mos ndodhin gjëra të kësaj natyre, në mënyrë që të gjendet zgjidhje për qëndrueshmëri institucionale.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".