Pse është mirë ta pini kafenë: pija e preferuar ndihmon kundër kancerit

  • E.K /
  • 24 June 2021 - 13:13
Pse është mirë ta pini kafenë: pija e preferuar ndihmon kundër kancerit

Një hulumtim shkencor ka treguar se kafeja shton gjasat në shërimin e personave të prekur nga kanceri në zorrë të trashë. Konsumimi i përditshëm i kafesë zvogëlon gjasat që kanceri i zorrës së trashë të kthehet dhe shton gjasat për shërim, kanë treguar rezultatet e studimit amerikan.

Të gjithë pacientët në këtë studim i ishin qasur kimioterapisë në fazën e tretë të sëmundjes. Për këta të prekur nga kanceri në zorrë të trashë shkencëtarët thonë se pacientët kishin pirë së paku katër kafe në ditë (rreth 460 miligramë kafeinë) dhe theksojnë se kafeja kishte efektin më të madh në zvogëlimin e gjasave që kanceri të kthehet pas kimioterapisë, madje për 42 për qind

(Kosova Sot Online)