Zbulohet shkaktari i autizmit?

  • E.K /
  • 29 June 2021 - 12:02
Zbulohet shkaktari i autizmit?

Pediatri me renome botërore, profesori Harvey Karp, zbulon se çka mund të jetë shkaktar i autizmit te fëmijët, dhe në çfarë mënyre prindërit mund ta pengojnë paraqitjen e këtij çrregullimi. Ai thotë se, sa i përket autizmit, deri tani ekzistojnë disa shpjegime. Sipas një teorie, autizmi shkaktohet pas ekspozimit të organizmit ndaj një lloji të substancave kimike, të cilat e çrregullojnë punën e sistemit endokrin. Një substancë e tillë është Bisfenoli-A (BPA), e cila gjendet në plastikë. Pastaj, aty janë ftalatet, të cilat po ashtu janë pjesë përbërëse të plastikës. Këto substanca kanë ndikim sikur të hormoneve femërore, për këtë shkak autizmi edhe paraqitet më shpesh te djemtë.

Doktor Karp thotë se edhe BPS, që përdoret si zëvendësim për BPA, mund të ketë ndikim po aq të dëmshëm sa i përket paraqitjes së autizmit. Ja çka mund të bëjnë prindërit, për t'i mbrojtur fëmijët e tyre nga autizmi: 1. Të mos i përdorin kanaçet që e kanë shenjën e trekëndëshit me 7 në mes, apo vetëm #7. 2. Të përdorin sa më shumë ushqime të freskëta dhe të ngrira. Enët e llamarinës, të cilat përdoren për konservimin e pemëve dhe perimeve mund të përmbajnë BPA ose BPS. 3. Të përdorin enë të silikonit për ushqim, të cilat nuk përmbajnë BPA dhe BPS.

(Kosova Sot Online)