Vaksinat Pfizer shmangin pasojat e rënda të infektimit nga “Delta”

  • A.P /
  • 29 June 2021 - 23:41
Vaksinat Pfizer shmangin pasojat e rënda të infektimit nga “Delta”

Mutacioni indian prek edhe personat e vaksinuar plotësisht, por pasojat e infektimit janë shumë herë më të lehta se tek të pavaksinuarit. Këtë e pohojnë autoritetet izraelite, të cilët konstatojnë se 40% e të prekurve nga i ashtuquajturi varianti Delta janë persona që e kanë përmbyllur plotësisht ciklin e vaksinimit. Mutacioni indian po përhapet prej mesit të qershorit në këtë vend.

Megjithatë shifrat e të shtruarve në spitale apo të viktimave nuk kanë pësuar rritje.

57% e popullsisë izraelite janë vaksinuar me të dyja dozat e Pfizer, ndërsa qeveria po përpiqet të përshpejtojë ritmet e imunizimit të popullatës duke u bërë thirrje të vaksinohen edhe fëmijët e moshave nga 12 deri 15 vjeç dhe adoleshentët.

Sakaq, një tjetër studim i publikuar nga revista shkencore Nature arrin në konkluzionin se imuniteti i krijuar nga vaksinat Pfizer, dhe Moderna mund të zgjasë për një kohë të gjatë.

Nga analizat e gjakut të disa të vaksinuarve me këto vaksina është konstatuar prani e lartë e qelizave imunitare të tipit B, që njihet ndryshe edhe si kujtesa qelizore imunitare.

Këto qeliza mund të qarkullojnë nëpër vena për vite e madje edhe për dekada, ndaj dhe mund të mos jetë nevoja për doza të tjera përforcuese.

(Kosova Sot Online)