Kuptojeni si avokado mund ta përmirësojë shëndetin tuaj në përgjithësi!

  • E.K /
  • 30 June 2021 - 10:11
Kuptojeni si avokado mund ta përmirësojë shëndetin tuaj në përgjithësi!

Studime të shumta kanë vërtetuar se konsumimi i ushqimeve si avokado, ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut për sëmundjet e zemrës, diabetin dhe mbipeshën. Po ashtu, ushqimet si avokado ndihmojnë edhe në humbjen në peshë, shtimin e energjisë, të kemi lëkurë të shëndetshme. Avokado është përplot me vitamina dhe minerale. Mbron organizmin nga diabeti, kanceri, sëmundjet e zemrës, truri dhe sëmundjet degjeneruese të syrit. Fibrat, yndyrat e mira dhe materiet shquese ndihmojnë në uljen e kolesterolit.

Po ashtu rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe zvogëlon infeksionet. Pos kësaj, fibrat me të cilat avokado është i pasur e zvogëlojnë urinë që është mirë për të gjithë ata q duan të humbin në peshë. Përmban edhe fibra të tretshme, 18 aminoacide esenciale dhe 14 minerale, si aminoacidet omega-3, vitaminat B, C, E dhe K, polifenole dhe karotenoide. Super ushqim cilësohet një ushqim i caktuar në të cilin gjenden një sasi e madhe e pabesueshme e materieve ushqyese, ndërsa që avokado është njëra prej tyre. Vetëm një avokado në ditë mjafton që trupi juaj të thithë energjinë e mjaftueshme.

(Kosova Sot Online)