Hiti më i ri për shkrirjen e kilogramëve

  • A.P /
  • 05 July 2021 - 15:30
Hiti më i ri për shkrirjen e kilogramëve

Nëse keni nevojë që të humbni paksa në peshë, ju sugjerojmë dietën më të re, të bazuar në ujë, përmes së cilës në mënyrë krejt të shëndetshme do të humbni në peshë. Nëse edhe ju dëshironi që të humbni në peshë, në disa pjesë të caktuara të trupit, rreth belit për shembull, kjo është dieta e duhur për ju. Përmes dietës me ujë mund të humbni pesë kilogramë në ditë, por, të mos e aplikoni për ditë, çdo të dytën ditë, dhe atë jo për një periudhë të gjatë kohore. Ideale është një herë në javë. Kafjalli: Një gotë të madhe ujë, çaj ose lëng natyral.

Pemë dhe lëngje mund të hani dhe pini sa të dëshironi. Zamra: Një gotë të madhe ujë, çaj ose lëng natyral. Disa fruta, kombinoni të gjitha llojet. Dreka: Një gotë të madhe me ujë para ushqimit dhe një çaj pas tij. Menyja përbëhet prej perimeve të papërpunuara në sasinë sipas dëshirës, duke shtuar uthull shtesë, vaj, limon dhe erëza. Sallatës mund t'i shtoni edhe ullinj. Lejohen edhe: artiçoku, selino, sallata e gjelbër, karota, speca, tranguj, misër, domate. Zamra: Një gotë të madhe ujë, çaj ose lëng natyral. Një gotë qumësht ose jogurt ose 30 gr djathë ose pemë. Darka: Pini një gotë ujë para gjellës dhe një çaj pas tij. Shujta duhet të përmbajë 100 gr mish (pulë, gjedh) ose 150 gr peshk (skumbri) ose një vezë me pemë dhe perime.

(Kosova Sot Online)