
Lexoni edhe:
Kremi nga bananet që shëron kollën
Nëse merrni suplemente me kalcium, më shumë do t'i bëni dëm vetes se sa do të jenë të shëndetshme, theksojnë shkencëtarët. Miliona njerëz i marrin këto suplemente me të vetmin qëllim, forcimin e eshtrave të tyre. Këto suplemente, sidomos janë të popullarizuara te femrat e moshuara, të cilat janë më të rrezikuara nga osteoporoza. Por në bazë të publikimeve në "British Medical Journal", rritja e marrjeve të kalciumit, madje edhe përmes ushqimit, nuk e redukton rrezikun për eshtra të thyera. Dhe, marrja e tepërt e kalciumit shton rrezikun për irritime në stomak, probleme të zemrës e madje edhe fraktura.
Kremi nga bananet që shëron kollënLexoni edhe:
Ekspertët sugjerojnë që të rriturit duhet të marrin 700 mg kalcium në ditë - por ata thonë se kjo mund të arrihet përmes ushqimit, jo suplementeve. Femrat që e kalojnë periudhën e menopauzës, këshillohen të marrin 1,200 mg, për ta zvogëluar rrezikun nga osteoporoza. Ekspertët nga Universiteti në Okland, Zelandë të Re, thonë: 'Suplementet me kalcium zakonisht merren për ta arritur sasinë e mjaftueshme, që janë më shumë se sa nevojat mesatare të nevojshme. Së fundmi janë shtuar brengat për sa i përket marrjes së tepërt të kalciumit përmes suplementeve. Thyerje, pastaj edhe kapsllëk, e deri te telashe kardiovaskulare, janë disa prej efekteve anësore të dëmshme që ndodhin me këtë rast".
(Kosova Sot Online)