Pastroni mushkëritë dhe kthejini ato në jetë për vetëm tre ditë

  • E.K /
  • 23 korrik 2021 - 11:11
Pastroni mushkëritë dhe kthejini ato në jetë për vetëm tre ditë

Shumë njerëz kurrë nuk kanë qenë duhanxhinj, por vuajnë nga problemet me mushkëritë. Mirëpo, ka edhe të tillë që janë duhanxhinj shumëvjeçarë dhe nuk kanë probleme me mushkëritë. Në fakt, krejt është individuale dhe të gjithë e dinë se duhani dëmton shëndetin e mushkërive. Kjo mënyrë për pastrimin e mushkërive ju shkon për shtati sikurse duhanxhinjve, por edhe atyre që nuk e konsumojnë duhanin.

JA SI TA ARRINI KËTË NË NJË AFAT PREJ TRE DITËSH

Dy ditë më parë duhet të ndaloni me konsumimin e prodhimeve të qumështit. Në orët e mbrëmjes, para ditës së parë të regjimit, duhet të pini një gotë çaj bimor para gjumit. Një gotë çaj bimor u ndihmon zorrëve tuaja që më lehtë të pastroheni prej helmeve. Kjo është shumë me rëndësi, në mënyrë që mushkëritë të mos ngarkohen gjatë procesit të detoksimit.

MËNYRA SI TA BËNI DETOKSIMIN

Shtrydheni lëngun prej dy limonëve dhe pastaj e përzieni me 300 ml. ujë. Pini këtë lëng para kafjallit. - Pastaj, pas kafjallit pini 300 ml. lëng të freskët nga grejpfruti ose ananasi. Këto lëngje përmbajnë antioksidues natyral që janë të rëndësishëm për shëndetin e mushkërive. - Midis kafjallit dhe drekës pini 300 ml. lëng të freskët nga karota, sepse ky lëng përmirëson qarkullimin dhe gjendjen e gjakut.

(Kosova Sot Online)