Çfarë thonë flokët për shëndetin tuaj

  • E.K /
  • 24 July 2021 - 11:54
Çfarë thonë flokët për shëndetin tuaj

Ekspertët konstatojnë që flokët tanë flasin për shëndetin tonë shumë më tepër sesa ne mendojmë. Gjendja e flokëve tanë mund të zbulojë shumë probleme shëndetësore.

Lidhur me këtë po ju sjellin pesë ndryshime në flokët dhe qimet që mund të jenë shenjë e ndonjë problemi serioz shëndetësor.

Nëse vëreni ndryshime të ngjashme në flokët tuaj, kërkoni këshilla nga mjeku

1. Flokët e thatë, të lëshuar dhe të hollë

Shumë faktorë i bëjnë flokët të thatë, duke përfshirë edhe ngjyrat e flokëve, përdorimin e aparateve për tharje flokësh dhe notin në ujë me klor. Mirëpo, ndryshimi i rëndësishëm në strukturën e flokëve mund të jetë indikator i mosaktivitetit të gjëndrës tiroide.

Simptomat e tjera të hipotireozes janë lodhja, mbipesha e trupit, puna e ngadalshme e zemrës dhe ndenja e të ftohtit.

2. Lëkura e kokës me leskra e njolla

Kur në kokë fillojnë të krijohen dregëza, kjo rëndom është simptomë e psoriazës. Dallimi midis zbokthit dhe psoriazës mund të vërehet nga ajo që krijohen dregëza. Psorijaza është sëmundja më e shpeshtë nga të gjitha sëmundjet autoimune dhe shfaqet edhe kur lëkura ngarkohet tepër.

Psoriaza shpesh shfaqet bashkë me disa sëmundje të tjera autoimune siç janë: sëmundjet Cronh, lupus dhe artriti reumatoid, andaj shansi që ajo të zhvillohet është më i madh nëse keni njërën nga sëmundje e këtilla.

3. Rënia e tepërt e flokëve

Dermatologët sqarojnë që brenda ditës humbim midis 90 deri në 100 qime, gjë që është normale. Rënia më e madhe e numrit të qimeve, pos nëse është fjala për rënie sezonale (në vjeshtë dhe pranverë flokët na bien më shumë) mund të jetë pasojë e ushqimit të keq.

Flokët tanë kërkojnë proteina, hekur, zink, vitaminë A dhe omega 3, thartinë yndyrore, në mënyrë që të jenë e shëndoshë.

4. Flokët e thatë, lehtë të thyeshme

Thyerja e qimeve më së shpeshti është pasojë e trajtimit agresiv siç janë ngjyrosja, rrafshimi apo bërja gërshetë e tyre. Në këtë mes është edhe sindroma e Cushinit, çrregullimi i punës së gjëndrave mbiveshkore që shkakton prodhim të shtuar të hormonit kortizol.

Kjo gjendje më shpesh është trashëguese apo pasojë e lëndimit të gjëndrave paratiroide gjatë ndonjë ndërmarrjeje kirurgjikale të kokës apo të qafës. Niveli tepër i ulët i hormonit paratiroid në gjak shkakton ndryshimin e nivelit të kalciumit dhe të fosforit, gjë që çon në thyerje të flokëve të thatë.

5. Rënia e flokëve në zylyfet e vogla, të rrumbullakëta

Alopecia areata është edhe një sëmundje autoimune e cila është manifestuar me rënie të flokëve në zylyfet specifike të rrumbullakëta. Përbërja imunologjike kthehet kundër folikulave të qimeve, duke i zvogëluar apo edhe duke shkaktuar rënie të flokëve.

Më e shpeshtë është te familjarët që janë të ekspozueshëm ndaj sëmundjeve autoimune, por shkaktari më i shpeshtë i vetë sëmundjes është diabeti. Pos rënies së flokëve, alopecia areata gjithashtu shkakton rënie të qimeve të vetullave dhe të qerpikëve.

(Kosova Sot Online)