Perimet dhe pemët më të mira

  • A.P /
  • 28 July 2021 - 14:51
Perimet dhe pemët më të mira

Nëse ushqimin tonë e bazojmë në vetëm ato sezonale, do të konsumonim ushqime të llojllojshme, do të kursenim të holla, si dhe do të kënaqeshim në shijen e mirë dhe do ta ruanim natyrën

USHQIMI SEZONAL ËSHTË MË I SHIJSHËM

Natyrisht se më shumë boronicat e kuqe do t'i paguani verës, sesa gjatë stinës së vjeshtës. Duke e paguar ushqimin e paguani edhe kultivimin e tij, që është më i thjeshtë dhe më i lirë.

USHQIMI SEZONAL ËSHTË MË I KËNDSHËM

Nëse do të hani ushqimet në kulmin e sezonit, do të kënaqeni më shumë në pasurinë e shijes, prandaj edhe kanë shije natyrale dhe më të këndshme.

USHQIMI SEZONAL MË I MIRË PËR RRETHIN

Me kultivimin e ushqimeve jo të duhura, në vend dhe sezon jo të duhur, do të thotë se duhet shtuar preparatet kimike, dhe përveçse dëmtojmë ushqimet, dëmtojmë edhe natyrën dhe njeriun.

USHQIMI SEZONAL ËSHTË MË I SHËNDETSHËM

Pasi substancat kimike për kultivim shkatërrojnë ushqimet shëruese, po ashtu do të kenë ndikim negativ edhe në shëndetin tuaj. Rezultat i kësaj është të hani diçka që mendoni se është i shëndetshëm. Nëse hani ushqime sezonale, gjithsesi se do të jeni më të shëndetshëm. 

(Kosova Sot Online)