Shkurte Fejza: O gyrbet i randë si guri, para kohe bjen pleqninë, treten vitet por si gruri, jeta e vdekja afer rrinë

  • A.P /
  • 26 July 2021 - 16:10
Shkurte Fejza: O gyrbet i randë si guri, para kohe bjen pleqninë, treten vitet por si gruri, jeta e vdekja afer rrinë

Të Dielën një autobus nga Kosova është aksidentuar në Kroaci, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur 10 persona e janë lënduar rreth 30 të tjerë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas gazetës kroate Jutarnji.hr, autobusi vinte nga Frankfurti në drejtim të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza, ka shprehur dhimbjen e saj për bashkëatdhetarët tanë, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik.

"O gyrbet i randë si guri, para kohe bjen pleqninë
Treten vitet por si gruri, jeta e vdekja afer rrinë"...por
Kësaj radhe nuk e pritët as pleqërinë ju njerëz shpirtëbardhë që nga malli e gëzimi, nga dashuria e përmallimi për vendlindjen e njerëzit tuaj iu ndërpre rruga,iu ndërprenë ëndërrat dhe përfunduat tragjikishtë në mes të rrugës duke na pikëlluar të gjithëve", ka shkruar Fejza.

Postimi i plotë:

Ditë zie e pikëllimi për Kosovën
"O gyrbet i randë si guri, para kohe bjen pleqninë
Treten vitet por si gruri, jeta e vdekja afer rrinë"...por
Kësaj radhe nuk e pritët as pleqërinë ju njerëz shpirtëbardhë që nga malli e gëzimi, nga dashuria e përmallimi për vendlindjen e njerëzit tuaj iu ndërpre rruga,iu ndërprenë ëndërrat dhe përfunduat tragjikishtë në mes të rrugës duke na pikëlluar të gjithëve.


Prehuni në paqen e përjetshme në tokën e Atdheut tuaj që aq shumë e deshtët dhe sakrifikuat shumë për këtë vend të bekuar.
Ndajmë dhembjen me familjarët, të afërmit dhe gjithë popullin e Kosovës për këtë tragjedi.


(Kosova Sot Online)