Përgatitni vetë dy recetat për shurupet, që shërojnë kollën

  • E.K /
  • 05 August 2021 - 10:31
Përgatitni vetë dy recetat për shurupet, që shërojnë kollën

Xhenxhefili vepron si dekongjesant natyral e po ashtu lehtëson fytin,kur ka dhimbje,falë përbërësve të vet kundër inflamacioneve dhe kundër baktereve.Posedon substancë që lehtësojnë kollën.Falë sasive të shumta me vitamina C,lëngu i limonit lufton ftohjet dhe lehtëson kollën. Vepron si antioksidues i forte dhe e forcon sistemin imun.Glicerina ndihmon në zbutjen e kollës dhe lehtëson inflamacionet.Mjalti është një ilaç tjetër natyral,i cili qetëson kollën dhe fytin.Në vijim ju paraqesim dy receta që mund t'i përgatisni në shtëpi.

RECETA E PARË ME XHENXHEFIL, MJALTË DHE LIMON

Përbërësit: Xhenxhefil, mjaltë, dy limonë, ujë, një thikë, gërryes, tenxhere të thellë, lugë për përzierje, gota për matje dhe lugë, blender dhe tas, një kavanoz për vendosjen e shurupit në të. Përgatitja: 1. Qëroni një pjesë të xhenxhefilit dhe e preni në rriska. 2. Gërryeni dy limonë të freskët duke përdorur gërryesin. 3. Vloni një gotë ujë në tas. 4. Shtoni ¼ e gotës të xhenxhefilit. 5. Shtoni 1½ e dy lugëve të limonit të gërryer. 6. Përzierjen e vloni, e më pas e lini të qëndrojë ashtu për pesë minuta. 7. Përzieni dhe e lini nga anash. 8. Vloni një gotë mjaltë në tas, por mos e lini që të vlojë shumë. 9. Përziejeni me përzierjen paraprake me xhenxhefil. 10. Shtoni ekstraktet nga të dy limonët. 11. Vazhdoni të përzieni edhe për disa minuta me pak zjarr. 12. Ndalni zjarrin dhe përzierjen e vendosni në kavanoz. Shurupi juaj është i gatshëm Përdorimi dhe sasia: ½ e një lugës të madhe çdo 2 orë për moshat nga 1 deri 5 vjeçe. 1 deri 2 lugë të mëdha çdo dy orë për fëmijët nga mosha 5 deri 12 vjeçe. 1 deri 2 lugë çdo 4 orë për të rriturit dhe fëmijët më të moshuar se 12 vjet.

RECETA E DYTË ME GLYCERINË, MJALTË DHE LIMON

Përbërësit: Mjaltë, lëng të freskët të shtrydhur nga limoni, glycerinë ushqimore, gota për përzierje, blender, një kavanoz për ta vendosur shurupin. Përgatitja: 1. Derdhni ¼ e glycerinës në gotë. 2. Shtoni ¼ e gotës mjaltë. 3. Shtoni ¼ e gotës me lëng limoni. 4. Përzieni. 5. E vendosni në kavanoz. Merrni 1 lugë të këtij shurupi çdo disa orë. Ka shije të mirë dhe aromë të këndshme. Vërejtje: Ky shurup nuk u rekomandohet fëmijëve nën moshën 1 vjeçe. Këshillë: Ruajeni këtë përgatitje në frigorifer.

(Kosova Sot Online)