Mos e hidhni lëvoren e mandarinës: Përgatitni ilaçin që ju shpëton nga kolla dhe sëmundjet

  • E.K /
  • 12 August 2021 - 11:56
Mos e hidhni lëvoren e mandarinës: Përgatitni ilaçin që ju shpëton nga kolla dhe sëmundjet

Lëvoren e mandarinës mund ta përgatisni edhe për desert të shijshëm - e lëvoret i përdorni edhe për shëndetin e fytit. Nëse ju mundon kolla dhe dhimbjet e fytit, atëherë ju paraqesim recetën që ju mundëson të dilni fitimtarë nga kjo përballje.

PËRBËRËSIT

500 - 600 gramë mandarina 300 - 400 miligramë mandarina 1 lugë kripë 350 gramë sheqer 350 miligramë ujë .

PËRGATITJA

Qëroni mandarinat dhe ruani lëvoren. Lëvoren e vendosni në një enë, e përzieni me 300 - 400 mililitra ujë dhe shtoni edhe një lugë kripë. Zieni lëvoret, derisa të vlojnë. Kur të kenë vluar, ujin e hidhni, lëvoret i ruani. Lëvoren e zier e preni në rriska të holla. Në enën tjetër përzieni 350 gr sheqer dhe 350 mililitra dhe lini që përzierja të zihet, e sheqeri të tretet. Shtoni lëvoren e përgatitur dhe e lini në zjarr edhe për 30 minuta. Lëvoren me kujdes e kulloni që të thahet, e më pas e vendosni në sheqer dhe e radhisni nëpër letër për pjekje për t'u tharë në fund.

(Kosova Sot Online)