Përse pëlqejmë dardhat?

  • E.K /
  • 12 August 2021 - 12:45
Përse pëlqejmë dardhat?

Janë të ëmbla, të lëngshme dhe me aromë të këndshme. Shkaku i vlerave të tyre ushqyese janë një nga llojet më popullore të pemëve. Janë burim për fibra dietale, antioksidues, minerale dhe vitamina, që janë optimale për funksionimin e organizmit. Në fakt, 100 gramë dardha përmbajnë 3.1 gramë fibra. Konsumimi i rregullt i dardhave mund të ndihmojë në mbrojtjen nga kanceri në zorrë të trashë, sepse nxit lirimin nga helmet e grumbulluara, të cilat mund të shkaktojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene.

Dardhat kanë pak kalori. Niveli i lartë me fibra në kombinim me vlerën e ulët kalorike është ajo që ndikon në humbjen në peshë dhe të zvogëlohet sasia e kolesterolit të keq. Dardhat po ashtu janë burim i mirë për vitamina C dhe A, flavonoidet (betakarotinë, luteinë dhe zeaksantinë). Janë burim për bakër, hekur, kalium, mangan dhe magnez. Posedojnë edhe vitamina të kompleksit B (acid folik, riboflavinë dhe piridoksinë). Vetitë e tyre shëruese ndikojnë në përshpejtimin e sistemit tretës, te diarreja, mundimet, çrregullimet e mëlçisë, ngërçet, tumoret, gripi, kapsllëku dhe mbajtja e lëngjeve në organizëm.

(Kosova Sot Online)