Banja e ftohtë shëron kapsllëkun, e ai që konsumon ujë gjatë ushqimit është më i dobët

  • E.K /
  • 14 August 2021 - 10:57
Banja e ftohtë shëron kapsllëkun, e ai që konsumon ujë gjatë ushqimit është më i dobët

Roli i ujit në organizmin e njeriut është i shumëfishtë. Me plakjen tonë, sasia e ujit është më e vogël.

NJIHUNI ME FAKTET INTERESANTE PËR UJIN

Njerëzit që pinë ujë derisa konsumojnë ushqim mesatarisht kanë peshë më të vogël trupore. Konsumimi i rregullt midis 1,5 dhe 2 litra ujë në ditë pakëson gjasat për 30 për qind që të vuani nga migrena. Po ashtu, është vërtetuar se banja me ujë të ftohtë përmirëson tretjen, sepse shtyn zorrët të punojnë dhe e përdorin energjinë nga ushqimi për ngrohje. Thithja e avullit ndihmon te probleme me sinuse dhe me mushkëri. Bakulli forcon sistemin imun dhe pakëson inflamacionet.

Secili që konsumon më pak se sasia e rekomanduar e ujit, për 40 për qind janë më të rrezikuar për zhvillimin e infeksioneve urinare. Uji vepron si mbrojtje e trupit, duke mbrojtur nyjat si dhe organet e brendshme nga thyerjet. Pos ujit, me rëndësi është t'i zgjidhni lëngjet që në vete përmbajnë ëmbëltues artificialë dhe sheqer shtesë. Po ashtu, konsumoni sa më shumë pemë dhe perime, pasi që edhe ato në mënyrën e vetë përmbajnë ujë. Mollët, mandarinat, dardhat, limoni dhe karota, pos se forcojnë sistemin imun, ato edhe hidratojnë trupin e njeriut.

(Kosova Sot Online)