Opozita ka harruar se si e mbajti shtetin peng për dy dekada duke e shkatërruar

Opozita ka harruar se si e mbajti shtetin peng për dy dekada duke e shkatërruar
Opozita ka harruar se si e mbajti shtetin peng për dy dekada duke e shkatërruar

Dardan Grapci

  • 14 August 2021 - 09:09

Shkruan: ANALIST - Dardan Grapci

Partitë opozitare që i kemi sot, kanë harruar që janë ata që menjëherë pas Pavarësisë së Kosovës, e kanë degraduar shtetin e Kosovës, ku mbi 15-20% të të rinjve dhe të rejave kanë ikur legalisht dhe ilegalisht jashtë vendit për një jetë më të mirë. Kanë bërë pazare ilegale duke shitur pasuri shtetërore, duke shitur e blerë edhe tenderë, duke i futur në punë të gjithë familjarët kudo që i kanë pasur. Ja kanë nxirë jetën këtij populli dhe ja kanë humbur shpresat.

-Kritikat e opozitës kundër Qeveris Kurti janë thjeshtë fjalë sikur të një poezie që të futë në gjumë.
Por në politikën reale kudo në botë, kritikat opozitare ekzistojnë, dhe kur e vërejnë që ka fituar më i miri, dhe kur e shohin që me të vërtetë po mundohet ta rregulloj situatën, atëherë shumica e deputeteve edhe opozitarët i dalin në ndihmë. Në Kosovë është e kundërta. Të gjitha faktet që mundë ti nxjerrim në tavolinë, ti shikojmë dhe analizojmë, për punën e deritashme të Qeverisë së re Kurti 2, flasin për një fillim të mbarë të ndryshimit pozitiv e nga dy dekada të qeverisjes së kaluar, të pa drejtë, të dështuar dhe inkriminuar, nga ata që janë sot në opozitë, pushtetar të mandatit të kaluar, Këta të zgjedhur tani në pakicë, të mbetur në opozitë, në vend se ta mbështesin Kryeministrin Albin Kurti në luftimin e korrupsionit dhe krimit e organizuar, gjithashtu edhe në luftimin e kësaj pandemie, opozita në Kosovë po e bënë të kundërtën duke e akuzuar se asgjë nuk ka bërë Qeveria Kurti-2 për këto 100 ditët që i ka kaluar. Këta po harrojnë se koha e diktaturës së komunizmit dhe fashizmit ka kaluar. Tani jemi shtet demokratik dhe si i tillë duhet të sillemi.

Prandaj opozita në qoftë se nuk dëshiron ta ndihmoje qeverinë Kurti, atëherë më mirë le të rrinë në distancë, le të mos e ndihmojnë por edhe mos ta pengojnë. Partitë opozitare që i kemi sot, kanë harruar që janë ata që menjëherë pas Pavarësisë së Kosovës, e kanë degraduar shtetin e Kosovës, ku mbi 15-20% të të rinjve dhe të rejave kanë ikur legalisht dhe ilegalisht jashtë vendit për një jetë më të mirë. Kanë bërë pazare ilegale duke shitur pasuri shtetërore, duke shitur e blerë edhe tenderë, duke i futur në punë të gjithë familjarët kudo që i kanë pasur. Ja kanë nxirë jetën këtij populli dhe ja kanë humbur shpresat. Këtë Qeveri , këtë Kryeministër e ka zgjedhur populli me votë maksimale si shprehje në referendum, 14 shkurt të këtij viti, dhe askush nuk mund ta ndryshoj këtë realitet. Me këtë opozita duhet të bindet, të reagon me maturi nëse ka fakte por nuk mundë të fiton poenë as besim në popull me shpifje falsifikime të fakteve, duke hedhur përgjegjësit nga e kaluara e tyre në qeverisjen e dështuar, si barrë ndaj një Qeverie të re e cila akoma si duhet nuk ka filluar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".