Trendi i ri për të humbur peshë vetëm me një pije bëhet viral në “TikTok”, por a funksionon me të vërtetë?

  • E.K /
  • 24 gusht 2021 - 10:13
Trendi i ri për të humbur peshë vetëm me një pije bëhet viral në “TikTok”, por a funksionon me të vërtetë?

Përdoruesit e këtij aplikacioni pretendojnë se pirja e një kafeje të nxehtë të përzierë me lëngun e gjysme kokrre limoni, ju bën të humbisni peshë në mënyrë dramatike.Videot tregojnë rezultatet “para” dhe “pas” të njerëzve që e kanë përdorur këtë teknikë, dhe si ta përgatisni at, shkruan “The Sun”.

Sidoqoftë, videot duken si një gënjeshtër. Aty nuk tregohet nëse personi ka përdorur apo jo këtë pije “magjike”.

Për shembull, një video me më shumë se 3.4 milion pëlqime tregon një vajzë të re me pijen në dorë dhe rezultatin në trupin e saj pasi e ka konsumuar atë.

A funksionon në të vërtetë?

“Është postimi më i pakuptimtë,”- tha Sun Mayur Ranchordas, një fiziolog dhe nutricionist.

“Nga pikëpamja shkencore, nuk ka ushqime që mund të djegin yndyrë, kjo thjesht nuk është e mundur. Këto janë vetëm video marketingu për të shitur produkte. Nuk ka dëshmi se nëse vazhdoni të pini vazhdimisht këtë përzierje, do të humbisni peshë.”

Videot kanë tendencë të kenë lidhje me një faqe që shet “kafe për humbje peshe” që përmban një përbërës të quajtur L-Carnitine.

“Ekzistojnë disa dëshmi se nëse merrni suplemente L-Carnitine, përdorni më shumë yndyrë si lëndë djegëse gjatë stërvitjes. Por vetëm sepse përdorni më shumë yndyrë si lëndë djegëse, nuk do të thotë se digjni dhjamin (yndyrën e trupit) që po ruani,“- shtoi ai.

L-Carnitine zakonisht përdoret nga atletët ose personat që merren me fitnes, por gjithashtu lidhet me personazhet e famshë, të cilët e marrin për të rënë në peshë.

Kur konsumohet së bashku me karbohidrate, trupi e çon lëngun te muskujt për t’i ndihmuar ata të djegin më shumë yndyrë. Ka disa studime që tregojnë se njerëzit obezë humbën pak më shumë peshë gjatë konsumimit të L-Carnitine, por kjo ishte pothuajse e padukshme.

Hulumtime të tjera kanë treguar se kjo metodë është një dështim, sidomos kur nuk shoqërohet me një dietë të mirë dhe me stërvitje.

“E vetmja mënyrë që ju të transformoni fizikun tuaj është të digjni më shumë kalori sesa konsumon, duke bërë një kombinim të stërvitjes dhe dietës,“- tha Dr Mayur.

(Kosova Sot Online)