Ekspertët: Po vjen Covid 22, më vdekjeprurës se Delta!

  • E.K /
  • 26 August 2021 - 13:50
Ekspertët: Po vjen Covid 22, më vdekjeprurës se Delta!

Një variant i ri i koronavirusit, i mbiquajtur “Covid-22” mund të jetë më vdekjeprurës se Delta që është kthyer sot në mbizotërues nëpër botë, paralajmërojnë ekspertët.

Imunologu profesor doctor Sai Reddy tha për The Sun se duhet “të përgatitemi “ për një variant të ri në 2022-shin, i cili “mund të përbëjë një rrezik të madh”. Shkencëtari me seli në Zyrih paralajmëroi se është e pashmangshme që variante ekzistuese si Delta nga India, Beta nga Afrika e Jugut dhe Gamma nga Brazil, të kombinohen mes tyre e të krijojnë një shtam të ri më të egër.

“Covid 22 mund të bëhet më i keq se ato që kemi parë deri tani. Nëse shfaqet një variant i tille, duhet ta dallojmë sa më shpejt që të jetë e mundur ndërsa prodhuesit e vaksinave duhet t`i pershtasin ato me urgjencë për t`i bërë shtamit të ri”, tha Reddy për gazetën gjermane Blick.

Të dhënat e fundit tregojnë se deri tani, gati një e katërta e botës është vaksinuar plotësisht ndërsa një e treta e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Shumica e vaksinave në përdorim jepen me dy doza. Disa vende kanë filluar të rekomandojnë një dozë të tretë përforcuese për shkak të shqetësimeve për zvogëlimin e efikasitetit të vaksinës dhe variantit Delta të koronavirusit i cili është shumë i transmetueshëm.

(Kosova Sot Online)