Mos e humbisni, ja sa minuta e shkurton jetën tuaj konsumimi i një hot dog-u

  • E.K /
  • 30 August 2021 - 09:49
Mos e humbisni, ja sa minuta e shkurton jetën tuaj konsumimi i një hot dog-u

Studiuesit e shëndetit në Universitetin e Miçiganit kanë zbuluar se ngrënia e një hot dog -u të vetëm mund t’ju marrë 36 minuta jetë.

Në studimin e botuar këtë muaj në revistën Nature Food, studiuesit vëzhguan 5.853 ushqime në dietën amerikane dhe matën efektet e tyre në minuta të jetës së shëndetshme, të fituar ose të humbur.

“Ne donim të bënim një vlerësim të bazuar në ndikimet e dobishme dhe të dëmshme të ushqimit në të gjithë dietën,” tha Olivier Jolliet, profesor i shkencave të shëndetit.

“Për shembull, ju humbni 0.45 minuta për gram mish të përpunuar, ose 0.1 minuta fitohen për gram fruta. Ne pastaj shohim përbërjen e secilit ushqim dhe më pas e shumëzojmë këtë numër me profilet përkatëse të ushqimit që kemi zhvilluar më parë,” tha Jolliet.

Një nga ushqimet e matura nga studiuesit ishte një hot dog standard i viçit në një simite. 61 gramët e tij të mishit të përpunuar rezultuan në humbjen e 27 minutave të jetës së shëndetshme.

Konsumimi i ushqimeve të tilla si arrat, bishtajoret, ushqimet e detit, frutat dhe perimet, nga ana tjetër, kanë efekte pozitive në shëndet, zbuloi studimi.

Indeksi shikon ushqimet që rrisin ose ulin jetëgjatësinë, por nuk është aq e lehtë sa të përpiqesh të anulosh zgjedhjet e dëmshme të ushqimit, dhe t’i zëvendësosh me ato më të dobishme, tha Jolliet.

“Indeksi është kryesisht për të ndihmuar në përzgjedhjen dhe përdorimin e kalorive të konsumuara në baza ditore për të ndryshuar minimumin e zakoneve dhe për të bërë ndryshimin minimal, në mënyrë që të merrni përfitimin maksimal për shëndetin,” shtoi Jolliet.

(Kosova Sot Online)