Si nuk e kemi ditur më parë: E kemi të gjithë në shtëpi, çaji i kësaj erëze lufton sëmundjet shumë të përhapura

  • E.K /
  • 01 shtator 2021 - 15:18
Si nuk e kemi ditur më parë: E kemi të gjithë në shtëpi, çaji i kësaj erëze lufton sëmundjet shumë të përhapura

Për shkak të aromës së fortë, rigoni zakonisht përdoret si erëz në kuzhinë. Por shumica nuk e dinë, se ai ka edhe vlera të tjera të jashtëzakonshme.

Rigoni është përdorur për shekuj me radhë, në trajtimin e sëmundjeve të shumta. Çaji i rigonit është i pasur me antioksidantë, duke mbrojtur dhe rivitalizuar qelizat e dëmtuara të trupit.

Rigoni ka me bollëk acide yndyrore Omega-3, vitamina të tilla si E, A dhe C dhe minerale, duke përfshirë hekurin, kaliumin, magnezin, zinkun dhe kalciumin. Cilësitë e saj antiseptike pengojnë rritjen dhe shumëfishimin e mikroorganizmave të dëmshëm që pushtojnë trupin tuaj.

Çaji i rigonit, për shkak të efekteve të tij qetësuese, përdoret kryesisht si një kurë për problemet e sinusit, dhimbjeve të fytit dhe infeksione të ndryshme. Rigoni është i mbushur me antiviralë që i japin sistemit tuaj imunitar një nxitje, duke luftuar dhe duke parandaluar shumë sëmundje shëndetësore

Për shembull:

Ndihmon me dhimbjet e kokës

Lufton infeksionet e veshit dhe sinusit

Stimulon oreksin

Mban peshën trupore optimal

Trajton kapsllëkun dhe problemet urinare

Ndihmon me urthin dhe lodhjen

Lehtëson sulmet e astmës

Trajton dhimbjet e fytit

Vret parazitët e zorrëve

Zvogëlon inflamacionin

Përmirëson funksionin e sistemit kardiovaskular

Përgatitja e çajit të rigonit

Përbërës:

2 lugë gjelle me rigon

Udhëzime

Në një enë zieni rigonin së bashku me dy gota ujë. E lini përreth 10 minuta.

(Kosova Sot Online)