Pijet energjike, rrezik për zemrën

  • E.K /
  • 03 September 2021 - 10:58
Pijet energjike, rrezik për zemrën

E kspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar rreth efekteve të dëmshme të pijeve energjike përplot me sheqer, kafeinë dhe stimulues të ngjashëm. Mjekët theksojnë se konsumimi i vetëm një pijes energjike, madje edhe te të rinjtë, shton rrezikun për t'u prekur nga sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët nga një ekip hulumtues amerikan 25 vullnetarëve u kishin dhënë një kënaqe me pije energjike, në suazat e normales me ato që janë në shitje në dy ditë të ndryshme.

NGRITJA E SHTYPJES SË GJAKUT BRENDA VETËM GJYSMË ORE

Më pas ekspertët kishin vërtetuar se konsumimi i një pije stimuluese shkakton ngritjen e shtypjes së gjakut brenda vetëm gjysmë ore. Po ashtu ishin vërejtur edhe rritje të verave të hormoneve të norepinefrinës në gjak, si dhe rritjen e nivelit të kafeinës. Të gjitha këto gjetje ishin prezantuar te "American Heart Association". Norepinefrina është substancë kimike që shton shtypjen e gjakut dhe stimulon ritmin e zemrës dhe frymëmarrjen si përgjigje ndaj stresit. Këto ndryshime akute mund të shkaktojnë probleme me zemër, por edhe dispozita për rrezik të shtuar në sistemin kardiovaskular.

(Kosova Sot Online)