Nga çfarë shkaktohet “lëkura e pulës” dhe si ta shmangim atë

  • E.K /
  • 12 September 2021 - 15:42
Nga çfarë shkaktohet “lëkura e pulës” dhe si ta shmangim atë

Zgjidhni produkte të buta dhe hipoallergjikë të kujdesit të lëkurës që nuk do të irritojnë lëkurën e ndjeshme.

Në muajt e verës, kur ne veshim kryesisht rroba të lehta, disa njerëz nuk mund të mos shohin gunga të bezdisshme në lëkurë në krahë dhe kofshët e tyre.

Kjo gjendje e zakonshme e lëkurës quhet keratosis pilaris dhe shpesh përshkruhet si “lëkura e pulës” sepse pamja e saj na kujton një zog të sapo rrjepur. Edhe pse është mjaft e padëmshme dhe nuk është ngjitëse, lëkura e pulës mund të jetë e bezdisshme.

Dhe nëse nuk trajtohet, mund të përkeqësohet me kalimin e kohës. Ka disa arsye që ndodh kjo gjë në lëkurën tuaj dhe mund t’i lexoni më poshtë:

1.     Ju nuk po hani mjaft ushqime me yndyrë:

Kur po përpiqeni të humbisni kilogramë, gjëja e parë që shpesh hiqni nga dieta juaj është yndyra. Por në realitet, eliminimi i yndyrave të shëndetshme mund të bëjë që ju të fitoni peshë dhe mund të përkeqësoni disa kushte të lëkurës.

Kur trupi juaj nuk merr mjaftueshëm acide yndyrore omega 3 dhe omega 6, mund të kontribuojë në inflamacion të lëkurës, duke i bërë ato gunga të bezdisshme më të dukshme.

2. Po përdorni scrub të ashpër për trupin.

3. Po laheni me ujë shumë të nxehtë:

Edhe pse dushet e nxehta nuk  të shkaktojnë gunga në lëkurë, të bërit dush me ujë të nxehtë për një kohë të gjatë mund ta përkeqësojë gjendjen që keni. Dushi për një kohë të gjatë heq vajrat natyralë nga lëkura juaj, duke e lënë atë të thatë dhe të irrituar.

Çfarë të bëni në vend të kësaj: Lahuni më shkurt dhe më shpesh nëse patjetër duhet të laheni me ujë të nxehtë ose në të kundërt filloni dhe lahuni me ujë të vakët.

4. Jeni duke ngrënë shumë produkte të qumështit.

Shumica prej nesh nuk mund ta imagjinojnë një ditë pa një filxhan kafe me qumësht ose krem, por produktet e qumështit shpesh shkaktojnë ndjeshmëri ndaj ushqimit dhe mund të kontribuojnë në disa kushte të pakëndshme, përfshirë lëkurën e pulës.

Çfarë të bëni në vend të kësaj: Lajmi i mirë është se nuk do të duhet të hiqni produktet e qumështit nga dieta juaj për të luftuar lëkurën e pulës. Thjesht përpiquni t’i eliminoni ato për të paktën 6 javë për të parë nëse gjendja përmirësohet.

5. Jeni duke u larë me sapun që kanë aromë: Për shkak se lëkura e pulës është shkaktuar nga një grumbullim i keratinës në pore, produktet komedogjene të kujdesit të lëkurës mund ta përkeqësojnë atë.

Sapuni juaj i preferuar mund të mbajë erë si një kopsht me trëndafila, por ka shumë të ngjarë që përmban aditivë artificialë që mund të bllokojnë poret tuaja dhe kjo çon në inflamacion të lëkurës.

Çfarë të bëni në vend të kësaj: Zgjidhni produkte të buta dhe hipoallergjikë të kujdesit të lëkurës që nuk do të irritojnë lëkurën e ndjeshme.

(Kosova Sot Online)