Kujdes, mos i bëni kurrë këto 5 gjërat pasi keni ngrënë!

  • G.G /
  • 13 September 2021 - 07:49
Kujdes, mos i bëni kurrë këto 5 gjërat pasi keni ngrënë!

Pas një vakti të bollshëm, shumë prej nesh duan të pushojnë në krevat duke parë ndonjë film, ose program televiziv. Mirëpo kjo është një nga vendimet më të këqija që mund të marrim, pasi kemi ngrënë. Më poshtë do të njiheni me pesë gjërat që duhet të shmangim pasi kemi ngrënë.

Të flesh

Të shkosh në shtrat pasi ke ngrënë, shpesh shoqërohet me djegie përgjatë ezofagut. Shumë persona vuajnë prej refluksit dhe një pozitë e tillë shtrirë pasi kanë ngrënë, e nxit djegin përgjatë faringut dhe ezofagut. Rregulli i artë është të shtrihemi për të pushuar disa orë pasi kemi ngrënë.

Të pish duhan

Për disa persona, duhanpirja është kthyer në një zakon. Duhani dëmton rëndë mushkëritë dhe kur pihet pasi ke ngrënë, nikotina prezente në duhan lidhet me oksigjenin e traktit tretës duke lejuar përthithjen e shumë lëndëve kancerogjene krahasuar me normalisht. Sipas disa studimeve, duhanpirja pas ngrënies, është njësoj sikur të kesh pirë 10 cigare përnjëherë. Madje, rrit edhe riskun për kancer të traktit tretës dhe të mushkërive.

Të bësh dush

Kur lahemi, uji i ngrohtë bën që gjaku të shpërndahet me tepricë në duar, këmbë, trup dhe në lëkurë, duke u reduktuar kështu sasia e gjakut në stomak. Kjo “e lodh” sistemin tretës, duke shkaktuar pamjaftueshmëri me dhimbje stomaku.

Të pish çaj

Pirja e çajit pas ushqyerjes ndikon në përthithjen e hekurit. Acidi tannin lidhet me hekurin dhe proteinat e ushqimit, duke penguar përthithjen e tyre. Kjo çon në një reduktim në përthithje me rreth 87% të hekurit. Sasia e ulët e hekurit çon në anemi me ulje të rruazave të kuqe ose të hemoglobinës, gjë që provokon lodhje, dobësi trupore, zbehtësi, duar dhe këmbë të ftohta, si dhe mungesë oreksi.

Të hash fruta

Ndoshta ke menduar se frutat mund të konsumohen në çdo moment të ditës? Në fakt, e mira është të hash fruta me stomakun bosh. Kjo sepse frutat kërkojnë enzima të ndryshme për t’u tretur dhe sheqernat që përmbajnë frutat kërkojnë kohë për t’u përthithur plotësisht. Në një stomak bosh, do të mund të përthithen më shumë vlera ushqyese. Ndërkohë, nëse frutat konsumohen pranë një vakti me ushqim, ato mbeten më gjatë në stomak, duke provokuar mungesë tretjeje të shoqëruar me dhimbje stomaku.

(Kosova Sot Online)