Kërkesa e pacipë që Meghan dhe Harry i bënë Mbretëreshës Elisabeth

  • G.G /
  • 13 September 2021 - 07:47
Kërkesa e pacipë që Meghan dhe Harry i bënë Mbretëreshës Elisabeth

Meghan Markle dhe Princ Harry duan që vajza e tyre Lilibet të pagëzohet në kështjellën Windsor dhe për këtë janë mëse të vendosur, pasi sipas mediave britanike, patën edhe guximin që t’ia kërkojnë mbretëreshës. Thuhet se në tetor, çifti do ketë një takim me Elisabeth dhe aty do e shtrojnë çështjen e pagëzimit sërish.

Fëmija i dytë i çiftit nuk e pati fatin të takojë familjen mbretërore, të paktën deri tani, fotot e saj as nuk janë bërë publike, ama Meghan do patjetër ta bëjë pjesë të familjes, edhe pas gjithë rrëmujës që ka shkaktuar me ta.

Kur Archie erdhi në jetë, tradita e pagëzimit u ndoq në mënyrë të fshehtë në Windsor, por motra e vogël e tij thuhet se s’do ketë të njëjtin fat.

Mediat shprehen se mbretëresha nuk ka aspak ndërmend të hapë rrugë.

(Kosova Sot Online)