Në ADN shkruan se kur do të vdesim

  • A.P /
  • 27 September 2021 - 13:53
Në ADN shkruan se kur do të vdesim

Biologu Jonathan Alder e di se kur do të vdesim shumica prej nesh. Falë studimit të tij të ADN-së së kromozomeve, respektivisht të telomereve, ai thotë se mund ta dijë kur do të vdesë një person. Jo orën dhe datën e caktuar, por përafërsisht. Sa më të shkurtra që të jenë telomeret, aq më pak jeton një njeri. Por, telomeret më të shkurtra po ashtu tregojnë për një rrezik më të madh nga dështimi i palcës ashtërore, nga sëmundjet e mëlçisë dhe të lëkurës e mushkërive.

Duke ditur këtë, Alder dhe shkencëtarët e tjerë janë marrë me studimin e telomereve gjatë më shumë se tri dekadave të fundit, duke u munduar të gjejnë mënyra sesi të zgjaten telomeret, si dhe duke studiuar mutacionet e tyre. Është vërejtur se personat me sëmundje të mushkërive kanë telomere më të shkurtra sesa të tjerët. E, duhanxhinjtë janë më të rrezikuar nga mutacionet e telomereve.

(Kosova Sot Online)