Të bardhët e vezës shëron rrëzuallin

  • E.K /
  • 28 September 2021 - 11:51
Të bardhët e vezës shëron rrëzuallin

Nëse ju ndodh që brenda natës t'ju shfaqet rrëzualli në sy (kathi), mos prisni që të komplikohet dhe të rritet, por menjëherë filloni të ballafaqoheni me të. Zgjidhni 'armët" natyrale, pataten, të bardhët e vezës ose trangujt. Nëse zgjidhni të parin, së pari e pastroni, e qëroni në rriska, e më pas drejtpërdrejt e vendosni në rrëzuall. Mund ta vendosni edhe në kompresë, dhe ta vendosni në kapakun e infektuar të syrit. Ilaç tjetër natyral është edhe të bardhët e vezës.

E vendosni në një sipërfaqe të aspër të pambukut, e mbështetni në sy, prisni të qëndrojë 20 minuta dhe më pas e shpëlani. Të njëjtën mënyrë përdoreni edhe me vezët e zier fort. Nëse të parat nuk ju pëlqejnë, përdorni trangullin. Falë vitaminave K, C, B1, si dhe kaliumit dhe biotinës, pjesët e prera nga trangulli i freskët në formë të rrathëve zbutin inflamacionin dhe pas kompresës së tretë, do të eliminoni rrëzuallin.

(Kosova Sot Online)