Ua sqarojmë disa mite rreth përdorimit të mjaltit

  • E.K /
  • 02 October 2021 - 12:02
Ua sqarojmë disa mite rreth përdorimit të mjaltit

1. "Mjalti nuk është më i ëmbël se sheqeri" Mjalti është më i ëmbël, por e përdorim në sasi më të vogla.

2. "Më së miri është që mjaltin ta konsumojmë me ujë të valë". Nëse mjaltit i shtoni ujë të valë, jo vetëm që do t'ia ndryshoni shijen, por ka mundësi që t'i shkatërroni edhe aromat natyrore të tij.

3. "Mjaltin nuk duhet konsumuar me lugë të metaltë" Mjalti përmban thartira organike, prandaj mund të vijë deri reagimi nëse mjalti përdoret me lugës së metaltë.

4. "Mjalti nuk prishet edhe nëse e leni pa kapak". Nëse mjalti mbahet në një enë pa kapak, ai do të fermentohet. Për këtë shkak, ena e tij duket të mbyllet mirë.

5. "Kristalizimi ndikon në kualitetin e mjaltit" Edhe nëse kristalizohet, mjalti nuk humb as vetitë shëruese, e as shijen.

(Kosova Sot Online)