Problemet e pagjumësisë i zgjidh banania, kush do ta kishte menduar

  • A.P /
  • 02 October 2021 - 14:44
Problemet e pagjumësisë i zgjidh banania, kush do ta kishte menduar

I thjeshtë, i lirë, natyral dhe i shëndetshëm - mund ta pini për çdo mbrëmje, para gjumit. Ju nevojitet vetëm një banane, një enë e vogël me ujë dhe një lugë kanellë. E ngrohni enën me ujë derisa të vlojë, hidhni edhe bananen e qëruar dhe shtypeni për 10 minuta. Çajin e zier e hidhni në gotë, më pas erëzoni me kanellë dhe e pini. Mungesa e magnezit është një nga arsyet kryesore të pagjumësisë.

Njihet mirë se bananet dhe lëvoret e saj janë të pasura me kalium dhe magnez, kështu që çaji nga banania ndihmon që muskujt të relaksohen dhe në këtë mënyrë të bëni një gjumë të qetë. Kanella nga ana tjetër, është ilaç i mirë kundër pagjumësisë, pasi në masë të madhe ndikon në ekuilibrin e nivelit të sheqerit në gjak. Një nivel i ekuilibruar i sheqerit në gjak është me rëndësi të madhe në mënyrë që trupit të fillojë me prodhimin e hormoneve, të cilat e përmirësojnë cilësinë dhe vetë gjumin.

(Kosova Sot Online)