Me këtë bimë, për katër minuta, do të keni dhëmbë të bardhë si bora

  • E.K /
  • 15 October 2021 - 14:35
Me këtë bimë, për katër minuta, do të keni dhëmbë të bardhë si bora

Duke konsumuar pa ndërprerë çajin dhe kafenë, llojet e ndryshme të cigareve dhe ushqimit të papërpunuar, në dhëmbë formohen njolla, të cilat dhëmbëve u japin ngjyrën e verdhë, por edhe i bëjnë shumë të ndjeshëm. Pluhuri i bluar i kurkumës, njihet për efektin si një erëz e hatashme në kuzhinë. Mirëpo, efekti i saj rritet edhe më shumë falë përbërësve të saj që luftojnë bakteret. Ky pluhur me ngjyrë të verdhë posedon efekt kundër inflamacioneve. Po ashtu, ndihmon edhe kundër Alzheimer-it, kancerit, artritit, diabetit. Deri më tani shumë studime e kanë vërtetuar efektin shërues të pluhurit të verdhë.

Me ndihmën e këtij pluhuri mundeni shumë thjesht dhe lirë, t'jua ktheni nuancat e bardha dhëmbëve tuaj si dhe ta zvogëloni sasinë e madhe të baktereve të dëmshme që e krijojnë kariesin. Udhëzime: Merreni gjysmë lugë kurkumë të tharë dhe e përzieni me pak ujë. Kur të keni formuar një pastë, me kujdes e hidhni në brushën e dhëmbëve dhe i pastroni si zakonisht. Gjatë pastrimit, kini kujdes lëkurën përreth dhëmbëve, në të kundërtën për pak kohë do të keni nuanca të verdha përreth gojës.

(Kosova Sot Online)