Superushqimet për stinën e dimrit

  • E.K /
  • 18 October 2021 - 09:48
Superushqimet për stinën e dimrit

Edhe pse temperaturat janë të ulëta, kjo nuk do të thotë se nuk mund të hani ushqime të freskëta, e zgjedhja më e mirë janë ushqimet sezonale .

DARDHAT

Kjo pemë e ëmbël dhe e lëngshme kultivohet që 3.000 vjet, e shërben si burim i energjisë, shkaku i përmbajtjes së sheqerit natyral dhe vitaminave B, si dhe me fibra natyrale. Më së miri t'i hani të freskëta, e dimrit mund t'i përdorni edhe si komposto. Ndihmojnë në rregullimin e sistemit të gjakut dhe qetësimin e aritmisë së zemrës.

KIVI

Kjo pemë tropikale është burim i shumë fibrave dietale, pastaj për vitamina dhe minerale. Shkaku i kombinimit me pak kalori dhe me vlera të larta ushqyese e thërrasin superpemë, e studimet tregojnë se shërben edhe si masë parandaluese kundër kancerit në zorrë të trashë.

AGRUMET

Agrumet e freskëta dhe të lëngshme janë në pikun e përdorimit në sitën e dimrit. Përmbajnë flavonoide, që ndihmojnë në luftë me radikalet e lira dhe hasim shumë vitamina në grejpfrut, portokaj, mandarina, limonë dhe lime. Pos kësaj, ndikojnë edhe si parandalim për shumë sëmundje malinje dhe ngadalësojnë procesin e plakjes së organizmit.

LULELAKRA 

Lulelakra është perime shumë popullore në Evropë, ku përdoret edhe si parandalim për kancerin. Përmban vetëm 25 kcal në 100 gr, e është e pasur me acid folik, vitamina C dhe K. Mënyra më e mirë e përgatitjes është në avull, por edhe ta piqni në vaj, ta përzieni me perimet e tjera, sallatë, supë apo ta përgatisni në furrë.

LAKRA

Pa marrë parasysh nëse flasim për lakrën e freskët apo për atë turshi, të kuqe apo të gjelbër, lakra tash e një kohë të gjatë njihet si mbrojtëse e shëndetin. Është burim i mirë për proteina, hekur, yndyra bimore dhe vitamina. Falë antioksiduesve që përmban, ndikon si masë parandaluese te ekzema, bronkitisi, anemia dhe kolesteroli i lartë. 

(Kosova Sot Online)