Shkencëtarët zbulojnë mekanizmin e ri që përhap kancerin

  • A.P /
  • 18 October 2021 - 14:43
Shkencëtarët zbulojnë mekanizmin e ri që përhap kancerin

Në studimin e fundit, të botuar në revistën "Journal of Cell Biology", shkencëtarët tregojnë se si një proteinë e zakonshme në qelizat e njeriut duket se shndërron metastazën në një qelizë kancerogjene. Shkencëtarët besojnë dhe shpresojnë se zbulimi i tyre do të ndihmojë në kuptimin më të mirë të kacereve të caktuara, si atë të mushkërive dhe të gjirit. Në fëmijëri, trupat tanë ende rriten dhe është krejt normale që qelizat tona të migrojnë. Por, kur të ndalojmë së rrituri, është shumë më pak e zakonshme që qelizat të udhëtojnë.

Qelizat e kancerit, sido që të jetë, kanë mundësi shumë më të madhe se sa qelizat normale në kohën e rritjes. Kjo është mënyra se si kanceri formon tumore të reja, sekondare, në pjesë të tjera të trupit - një proces ky i njohur si metastaza, i cili është përgjegjës për vdekjet në 90 për qind të rasteve nga kanceri. Për studimin e fundit, ekipi nga universitet "McGill" në Kanada ishte përqendruar në proteinën e quajtur "DENND2B", e cila duhet të luajë një rol aktiv në migrimin normal të qelizave. Hulumtuesi që ishte marrë me studimin, Peter McPherson, shpjegon se ata kanë zbuluar që proteina "DENND2B" aktivizon një proteinë tjetër në qelizë, e quajtur "Rab13", e cila është një enzimë që promovon migrimin e qelizave. Deri më tani nuk është ditur se si proteina "Rab13" ishte aktivizuar për të iniciuar migrimin e qelizave.  

(Kosova Sot Online)