Gruri, burim i jetës dhe shëndetit, por edhe ilaç

  • E.K /
  • 21 tetor 2021 - 11:06
Gruri, burim i jetës dhe shëndetit, por edhe ilaç

Gruri është lloj i drithit që ka shumë provitamina A. Nga vitaminat e tretshme përmban të gjitha ato të grupit B, e ato që treten në yndyrë janë vitamina E, D dhe K. Sythat e grurit konsiderohen ushqim për mbajtjen e vitalitetit dhe përmirësimin e shëndetit dhe quhen si një bombë me vitamine dhe minerale. Përveçse përmbajnë enzima të rëndësishme, ndikojnë edhe në rigjenerimin e qelizave dhe në forcimin e sistemit imun.

Sythat e grurit përmbajnë 11 herë më shumë minerale dhe vitamina se sa farat prej të cilave kultivohen. Kështu kokrrat e grurit përmbajnë trigliceride, 10,2 për qind proteina, 70,7 për qind karbohidrate dhe rreth 2 për qind yndyrë, derisa minerale më së shumti përmban fosfor (rreth 50 për qind), kalium (rreth 30 për qind, derisa pjesa tjetër janë magnez, kalcium, hekur dhe elemente të tjera.

(Kosova Sot Online)