Gjashtë ushqimet që mund ta shkaktojnë kancerin

  • E.K /
  • 22 October 2021 - 12:09
Gjashtë ushqimet që mund ta shkaktojnë kancerin

Kanceri është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë.Jo shumë moti Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) ka theksuar se prodhimet e mishit mund të shkaktojnë paraqitjen e tumoreve, por prodhimet e mishit nuk janë të vetmet që shkaktojnë kancerin.

PRODHIMET E MISHIT

Hulumtimet tregojnë se përdorimi i tepërt i prodhimeve të mishit të kuq shton gjasat për zhvillimin e kancerit. Pos kësaj, edhe mishi i konservuar i tymosur, i kriposur ose mishi që përmban konservans kimik, ndërlidhet me shtimin e rrezikut për kancer në zorrë të trashë.

DOMATJA E KONSERVUAR

Domatja është një nga ushqimet më të shëndetshme, sepse përmban antioksidues si likopeni, luteina, betakarotinë dhe është burim për vitamina A, C dhe acid folik.

KOKOSHKAT NGA MIKROVALA

Kokoshkat janë ushqimet e grimcuara më të shëndetshme në botë, por ato të përgatitura në shporet, në enë. Edhe pse ato që i përgatisni në mikrovalë kanë aromë të mirë, janë ushqimi më i dëmshëm që mund ta hani. Sipas studimeve, kemikatet që gjenden në pjesën e brendshme të qeses, mund të jenë shkas i shfaqjes së kancerit në mëlçi, testikuj dhe pankreas.

PIJET E GAZUARA

Pijet e gazuara përmbajnë sasi të madhe të kalorive, sheqer dhe përbërësve shtesë, përfshirë ngjyrat artificiale që janë kancerogjene e nuk kanë kurrfarë vlere ushqyese. Ngjyra karamele dhe derivatet e saj ndërlidhen me shkaktarët e kancerit. Sipas studimit në Minesota, personat që pinë dy pije të tilla në ditë, rrezikohen nga kanceri në pankreas.

SOJA

Soja është e mirë për kolesterol dhe shtypjen e gjakut kur konsumohet në sasi të moderuara, por njëkohësisht edhe parandalon absorbimin e hekurit që mundet të shkaktojë aneminë. Pos kësaj, soja përmban estrogjen si izoflavone, e konsumimi i tepërt mundet të shkaktojë zhvillimin dhe rritjen e qelizave të kancerit të mitrës.

MIELLI I BARDHË

Mielli i bardhë i rafinuar është kudo rreth nesh dhe është përbërësi i shpeshtë i ushqimit tonë, por sasia e tepërt e karbohidrateve është arsye për brengë. Një studim ka treguar se me konsumimin e karbohidrateve të rafinuara shton rrezikun te gratë për kancer të gjirit për 220 për qind.

(Kosova Sot Online)