Fiqtë me vaj ulliri, një kombinim me të vërtetë i dobishëm

  • A.P /
  • 24 October 2021 - 09:42
Fiqtë me vaj ulliri, një kombinim me të vërtetë i dobishëm

Fiqtë janë të dobishëm qoftë si të freskët, apo edhe të thatë. Fiqtë e rregullojnë punën e organeve të tretjes, sasia e madhe e fibrave në fiq ndihmon te humbja e kileve të tepërta dhe për pastrimin e organizmit nga helmet. Fiqtë po ashtu janë të pasur edhe me kalcium, i cili lehtë absorbohet. Kaliumi i fiqve e forcon zemrën. Po ashtu, fiqtë përmbajnë një sasi të madhe të antioksiduesve, të cilët e forcojnë imunitetin si dhe ngadalësojnë plakjen e organizmit.

PËRBËRËSIT:

- 40 fiq të thatë, - vaj ulliri.

PËRGATITJA:

Qitni fiqtë në një kavanoz qelqi dhe mbuloni ata me vaj ulliri. Mbylleni kapakun. Lëreni kavanozin në frigorifer. Këtë ilaç natyror mund ta konsumoni pas 40 ditëve: 1 ulli me vaj në bark të thatë, që ndihmon në përmirësimin e shëndetit. Të përzier me vaj ulliri, fiqtë përmbajnë veti të shumta të dobishme. Ky preparat preferohet të konsumohet sidomos në pranverë, kur edhe haset mungesa më e madhe e vitaminave.

(Kosova Sot Online)