Vera mbaroi e bashkë me të edhe plazhi. Çfarë duhet të dimë për marrjen e vitaminës D?

  • E.K /
  • 26 October 2021 - 08:29
Vera mbaroi e bashkë me të edhe plazhi. Çfarë duhet të dimë për marrjen e vitaminës D?

Në muajt e verës, shumica e popullsisë merr mjaftueshëm vitaminë D përmes ekspozimit ndaj dritës së diellit dhe një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

Midis tetorit dhe fillimit të marsit ne nuk prodhojmë mjaftueshëm vitaminë D nga rrezet e diellit, kështu që vitaminë D duhet të merret nga dieta ose përmes suplementeve. Rreth 20 për qind e të rriturve mund të kenë mangësi të vitaminës D nëse ata nuk kujdesen sa duhet për marrjen e saj.

Vitamina D gjendet në ushqime si peshku, kryesisht salmoni dhe sardelet, mishi i kuq, mëlçia e viçit dhe të verdhat e vezëve.

Disa faktorë që ndikojnë tek mungesa e vitaminës D është mos ekspozimi në diell, lëkurën më e errët shtatzënia  ose ushqyerja me gji.

Ju mund ta kuptoni që keni mungesë vitamine D nëse ndjeni dhimbje dhe dobësi të muskujve, dhimbje kronike të përhapura ose dhimbje të kockave në pjesën e poshtme të shpinës, legenit dhe këmbës.

Studiuesit thonë se 90 përqind e vitaminës D duhet të merret nga ekspozimi në diell dhe se vetëm 10 përqind vjen nga ushqimet që konsumojmë.

“Edhe nëse hani ushqime të fortifikuara, mund të jeni në rrezik të mungesës së vitaminës D. Simptomat e vitaminës D të ulët ndryshojnë nga personi në person”.

Një shenjë është djersitja e kokës, pasi një “shenjë e hershme” e zakonshme e mungesës së vitaminës D është një lëkura e djersitur e kokës. Faqja gjithashtu liston një numër shenjash të tjera që duhet të keni parasysh. Humori i ulët, muskujt e dobët, sëmurja e shpeshtë dhe shtimi në peshë mund të jenë gjithashtu shenja të mungesës së vitaminës.

Megjithatë, marrja e tepërt e vitaminës D mund të jetë po aq e dëmshme dhe duhet shmangur. Marrja e shumë suplementeve të vitaminës D për një periudhë të gjatë kohore mund të shkaktojë akumulimin e tepërt të kalciumit në trup, gjë që mund të dobësojë kockat dhe të dëmtojë veshkat dhe zemrën.

(Kosova Sot Online)