Çfarë janë variçet?

  • E.K /
  • 05 November 2021 - 11:42
Çfarë janë variçet?

Kirurgu kardiovaskular në Spitalin Hygeia, Bledar Hodo ka folur ditën e sotme për sëmundjet venoze.

Ai është ndalur te problematika më e përhapur që janë variçet.

Hodo ka treguar si krijohen dhe si shfaqen ato, duke bërë thirrje që të gjithë të drejtohen te mjeku.

“Sistemi venoze është një nga sistemet që mbledh gjakun nga periferia e organeve të trupit dhe e çon drejt zemrës.

Dy problematikat që ndodhin në sistemin fenoz: E para është variçet, që të gjithë e dimë sepse pothuajse një pjesë e madhe kemi nga këto probleme, sepse në shoqëri rreth 30% e njërzve janë të prekur nga variçet dhe sidomos femrat. Kur sistemi venoz, pra venat fillojnë e zgjerohen dhe nxjerrin gjakun. Me kalimin e kohës ka të bëjë mosha, mënyra e jetesës, të qendruarit në këmbë, gjenetika, sëmundje të tjera ndikojnë pasi këto vena të zgjerohen dhe duke u zgjeruar prishet struktura e tyre. Kjo venë sa vjen e zgjeron dhe pacienti sa vjen e mund të ndjejë dhimbje, mund të ndjejë ngërçe apo natën ndodh shpeshherë. Pastaj mund të ndodhin trompoza te këto zona që janë të prekura nga variçet”, tha ndër të tjera mjeku.

(Kosova Sot Online)