Mëlmesa që shkrin dhjamërat!

  • E.K /
  • 25 November 2021 - 12:55
Mëlmesa që shkrin dhjamërat!

Shkencëtarët nga Qendra e shkencave mjekësore "Sadoughi" kanë konstatuar se shtimi i mëlmesës qimnon në dietën tuaj, mund t'ju ndihmojë në humbjen e kileve të tepërta. Qimnoni është një mëlmesë për zierje që i takon familjes Apiaceae dhe më shumë përdoret në kuzhinën afrikane, aziatike dhe amerikanolatine. Përpos që nxit humbjen e kileve të tepërta, qimnoni është i dobishëm edhe për shëndetin e përgjithshëm. Ai është i pasur me fitosterole, substanca kimike bimore, të cilat parandalojnë absorbimin e kolesterolit në organizëm.

Studimet kanë treguar se qimnoni ndikon edhe në përshpejtimin e përkohshëm të metabolizmit, sikur që bëjnë edhe mëlmesat e tjera me shije djegëse. Qimnoni përmirëson edhe tretjen, duke rezultuar me një absorbim dhe eliminim më të mirë të përbërësve ushqimorë. Qimnonin mund ta përdorni në ushqime të ndryshme, të vetëm, apo të shoqëruar me mëlmesa të tjera.

(Kosova Sot Online)