Ilaçet natyrale për dhimbjet e veshëve

  • E.K /
  • 04 December 2021 - 12:25
Ilaçet natyrale për dhimbjet e veshëve

Dhimbjet e veshëve mund të jenë aspak të këndshme.Shumica e infeksioneve në vesh shfaqen në veshin e mesëm.Shkaqet tjera janë ftohjet e zakonshme.Dylli në veshë,bllokimi në kalimin nazal.Në vijim ju paraqesim disa nga ilaçet natyrale kundër dhimbjes së veshëve.

VAJI I ULLIRIT

Vaji i ullirit mund të ofrojnë shërim të shpejtë të dhimbjes në veshë. Ndihmon ta hiqni qafe infeksionin në veshë. Vaji i ullirit mund të ndihmojë në ndaljen e gumëzhimës në brenda veshit. Qitni 3-4 pika vaj të ngrohtë ulliri në kanalin e veshit..

HUDHRA

Substancat përbërëse të hudhrës që janë në hudhër mund të ndikojnë në reduktimin e asaj që shkakton infeksionin e veshit. Ngrohni një lugë të hudhrës së ndrydhura në dy lugë vaj susami. E ftohni dhe e kulloni. Qitni 2-3 pika në veshin ku ndjeni dhimbje.

QEPA

Qepa është një ndër ilaçet shtëpiake më të përdorshme për shërimin e dhimbjes së veshëve. Përbërësit antiseptikë dhe antibakterialë në qepë punojnë mirë në trajtimin e problemit. Një lugë lëng të qepës e ngrohni pak. Më pas qitni 2-3 pika të këtij lëngu në veshin ku ndjeni dhimbje, për 2-3 herë brenda ditës.

XHENXHEFILI

Xhenxhefili posedon substanca të forta kundër inflamacioneve, që mund të jenë të dobishme në trajtimin e dhimbjes së veshit dhe infeksioneve. Po ashtu është një vrarës natyral i dhimbjeve. Lëngun e freskët nga xhenxhefili në mënyrë të drejtpërdrejtë e vendosni në veshë për t'u liruar nga dhimbja dhe për të reduktuar inflamacionet.

BORZILOKU

Pasi që përmban substanca kundër baktereve, inflamacioneve dhe njihet si një analgjetik, borziloku konsiderohet si ilaç i mirë shtëpiak në pakësimin e dhimbjeve. Shtypni disa gjethe dhe nxirrni lëngun. Qitni dy apo tri pika lëng në veshin ku ndjeni dhimbje, dy herë në ditë.

JARGAVANI

Jargavani indian, posedon përbërës që luftojnë bakteret dhe kërpudhat, si dhe që mund të ndihmojnë në luftimin edhe të infeksioneve. Plus, posedon efekte kundër inflamacioneve dhe redukton dhimbjen në veshë. Shtypni disa gjethe të jargavanit dhe nxirrni lëngun. Qitni disa pika në veshin ku ndjeni dhimbje.

(Kosova Sot Online)