A hani shumë ushqime pikante?

  • A.P /
  • 14 December 2021 - 14:35
A hani shumë ushqime pikante?

Djegia në gojë, rrjedhja e hundës, djersitja, janë disa nga simptomat që disa njerëz përjetojnë kur konsumojnë ushqime shumë të nxehta. Kushtojini vëmendje!

Sado që ju shqetëson, ushqimet pikante duket se përmirësojnë shëndetin tuaj dhe kanë shumë më tepër përfitime sesa mund të mendoni.

Sipas një studimi të Akademisë Kineze të Shkencave Mjekësore, ushqimet pikante, kur konsumohen pothuajse çdo ditë, ulin rrezikun e vdekjes me 14%. Ato gjithashtu janë lidhur me një rrezik më të ulët të vdekjes nga kanceri, si dhe nga sëmundjet e zemrës dhe të frymëmarrjes.

(Kosova Sot Online)