Përbërësit që 'fshijnë' njollat

  • E.K /
  • 15 December 2021 - 11:54
Përbërësit që 'fshijnë' njollat

Disa njerëz kanë lëkurë aq të ndjeshme, sa që edhe me goditjen më të lehtë, atyre në mënyrë automatike u krijohen të mavijosura apo njolla. Mirëpo, këto njolla mund t'i hiqni qafe me ndihmën e pemëve dhe perimeve .

Ananasi

Vendosni në njollë një pjesë ananas dhe rezultatet do t'i shihni brenda disa minutave, pasi që ky problem do të zgjidhet sa hap e mbyll sytë.

Qepa

Ta qëroni qepën nga të dyja anët dhe ta mbani mbi njollë, për disa minuta. Këtë mënyrë ta përsërisni për disa herë në ditë, rezultatet nuk do të mungojnë.

Patatja

Zieni një patate me lëvore. Më pas e qëroni, e përzieni me dy lugë mjaltë dhe ujë. Masën e vendosni në njollë.

(Kosova Sot Online)