Katër karbohidratet më të dëmshme që mund t'i konsumoni dhe zëvendësimet e shëndetshme për to

  • E.K /
  • 27 December 2021 - 11:19
Katër karbohidratet më të dëmshme që mund t'i konsumoni dhe zëvendësimet e shëndetshme për to

Dietat që përjashtojnë karbohidratet janë nëpër çdo vend. Këto dieta shpeshherë premtojnë humbje në peshë për një periudhë të shkurtë kohore, nëse karbohidratet i përjashtoni nga menyja juaj. Por, e vërteta është se jo të gjitha karbohidratet janë të krijuara të barabarta. Disa nga ushqimet më të mira për t'ju mbushur para dhe pas ushtrimeve ndodh të jenë karbohidrate, si frutat, bishtajat dhe drithërat. Për fat të mirë, nuk keni pse të hiqni qafe të gjitha karbohidratet. Me disa zëvendësime, mund t'i konsumoni në disa mënyra më ndryshe.

SHEQERI I BARDHË

Sheqeri i proceduar e rrit shpejt sheqerin në gjak dhe ndikon të shtoni në peshë duke rrezikuar shëndetin. Studimi i ri tregon se ky lloj i sheqerit është varësi, duke ju bërë të hani sa më shumë. Në vend të sheqerit të bardhë, përcaktohuni për sheqerna natyrale dhe ëmbëltues kërkoni për ëmbëltues të lëngshëm si mjalti, melasë dhe shurup të panjës. Sigurohuni që ta konsumoni në sasi të kufizuara.

MIELLI I BARDHË

Pak a shumë, sikurse edhe sheqeri i bardhë, edhe mielli i bardhë tretet lehtë dhe përmban pak vlera ushqyese, e në këtë mënyrë bën që niveli i sheqerit në gjak të rritet, duke shtyrë në shtimin në peshë dhe shpeshherë ju lë të uritur pak kohë pasi që keni konsumuar. Në vend se ta lini anash në tërësi, përcaktohuni për drithërat që përmbajnë fibra, vlera ushqyese dhe proteina.

ORIZI I BARDHË

Orizit të bardhë, pak a shumë ngjashëm sikurse edhe sheqeri i bardhë dhe mielli i bardhë, i është hequr ajo pjesa e shëndetshme që përmban fibrat, proteinat si dhe nutrientet. Në vend se ta konsumoni orizin e bardhë, provoni që të barteni dhe ta konsumoni orizin e vrugtë. Mund ta përdorni edhe orizin e egër apo edhe orizin e zi.

ALKOOLI

Ky keqbërës shpeshherë mbetet i harruar. Shumica e llojeve të alkoolit janë të pasura me sasi të madhe të karbohidrateve dhe sheqerit. Këto karbohidrate përmbajnë vlerë të ulët ushqyese dhe disa studime sugjerojnë se trupi i konverton në sheqer. Kjo do të thotë se do të shtoni në peshë, ndërsa që niveli i sheqerit në gjak do të rritet. Për fat të keq, nuk ka zëvendësime për këto. Çelësi është te sasia e kufizuar.

(Kosova Sot Online)