Preparati më i fuqishëm natyror kundër ënjtjes së këmbëve

  • E.K /
  • 30 December 2021 - 10:21
Preparati më i fuqishëm natyror kundër ënjtjes së këmbëve

Ë njtja e këmbëve mund të paraqitet për shkaqe të ndryshme: nga vapa, nga problemet me enët e gjakut, çrregullim të punës së veshkave, gjatë shtatzënësisë, te sëmundjet e zemrës, etj. Këtë problem nuk duhet injoruar dhe duhet menjëherë ta konsultoni mjekun. Mjekësia popullore ka disa ilaçe kundër këmbëve të ënjtura, por me gjasë ilaçi më efikas popullor është majdanozi.

Për ta përgatitur preparatin e majdanozit që trajton me efikasitet këmbët e ënjtura, ju nevojitet tërë bima e majdanozit, me rrënjë e me ka krejt. Lajeni mirë dhe bluajeni tërë bimën e majdanozit. Vendoseni këtë përzierje në një shishe termos dhe përvëlojeni atë me 500 ml ujë të valë. Lëreni që të qëndrojë gjatë natës, e në mëngjes kullojeni. Këtë sasi të lëngut duhet pirë gjatë ditës. Kjo pije pihet dy ditë me radhë. Më pas bëni pauzë 3 ditë, e më pas përsëriteni terapinë. Qysh pas vetëm dy ditësh do të vëreni zvogëlim të ënjtjes të këmbëve.

(Kosova Sot Online)