Doni të humbni në peshë? vetëm kjo mënyrë bën punë!

  • E.K /
  • 30 December 2021 - 11:31
Doni të humbni në peshë? vetëm kjo mënyrë bën punë!

Ju kemi thënë disa herë se kuzhina mesdhetare është shumë e dobishme për shëndet, por tani del se ajo është efikase edhe për humbjen e kileve të tepërta. Shkencëtarët spanjollë kanë bërë një studim me 7,447 meshkuj e femra, të cilët i kanë përcjellë për shtatë vjet. Pjesëmarrësit në studim janë ndarë në tri grupe, duke u bazuar në mënyrën e të ushqyerit.

Të gjithë ata vuanin nga diabeti i tipit 2, apo kishin rrezik të lartë nga infarkti i zemrës, derisa 90% prej tyre ishin me mbipeshë. Njëri grup ushqehej sipas kuzhinës mesdhetare, të pasur me vaj ulliri, grupi tjetër me një meny të ngjashme, por të pasur me pemë me gëzhojë, derisa grupi i tretë nuk konsumonte fare yndyra. Në fund u pa se më së shumti peshë kishin humbur pjesëtarët e grupit që ishin ushqyer me dietë mesdhetare, kurse më pak efikase ishte dieta me pemë me gëzhojë.

(Kosova Sot Online)